Elon Musk humb titullin si më i pasuri në botë për pak orë - Business Magazine Albania

Elon Musk humb titullin si më i pasuri në botë për pak orë

elon musk twitter

Pronari i Twitter dhe shefi i Tesla Elon Musk humbi për pak kohë titullin e tij si personi më i pasur në botë të mërkurën, sipas Forbes.

Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton dhe familja e tij morën për pak kohë titullin si më të pasurit në botë, por u kthye në vendin e dytë me një pasuri personale prej 185.3 miliardë dollarë.

Musk, i cili mban vendin e parë në listën e Forbes që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.7 miliardë dollarë, duek ja marrë titullin Jeff Bezos nga Amazon.

Lexo edhe: Elon Musk pret që Neuralink të testojë implantet e çipit të trurit te pacientët në 6 muaj

Aksionet e Tesla, të cilat kanë humbur më shumë se 47% në vlerë që kur Musk bëri ofertën e tij për të blerë Tëitter në fillim të këtij viti, ranë 2.7%.

Vlera neto e Musk ra nën 200 miliardë dollarë më parë më 8 nëntor, pasi investitorët hodhën aksionet e Tesla-s për shqetësimet se ekzekutivi më i lartë dhe aksioneri më i madh i prodhuesit më të vlefshëm të automjeteve elektrike në botë është më i zënë duke u marrë me Tëitter.

Përveç Tesla-s, Musk drejton gjithashtu kompaninë e raketave SpaceX dhe Neuralink./ Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0