Nga samiti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me liderët e institucioneve evropiane Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen ka njoftuar një lajm që sipas tij është fantastik për të rinjtë e Shqipërisë.
“Studentët dhe të rinjtë kanë një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitetet do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus Plus, por me aleancën e arsimit të lartë në Evropë, në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Evropës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar.
Lexo edhe: Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë! Firmoset marrëveshja Roaming
Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming, Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta”, tha Rama.
Në samitin e mbajtur për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor u diskutuan edhe tema të tjera mjaft të rëndësishëm, që nga agresioni I Rusisë në Ukrainë tek mbështetja që Bashkimi Europian do t’i bëjë vendeve për përballimin e krizës energjitike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.