Më në fund! Elon Musk prezanton modelet e para të kamionëve Tesla pas 5 vitesh - Business Magazine Albania

Më në fund! Elon Musk prezanton modelet e para të kamionëve Tesla pas 5 vitesh

Elon Musk pas blerjes kaotike të Twitter dhe prezantimit të çipit që do vendosen në trurin e njeriut ia ka dalë të mbajë edhe një premtim tjetër të tijin. Sipërmarrësi miliarder voziti kamionin e parë “Semi” të Tesla në një ngjarje shpërndarjeje në fabrikën e makinave Nevada të enjten mbrëma.

Tesla zbuloi kamionët e saj “Semi” tërësisht elektrik me bujë të madhe pesë vjet më parë, por datat e prodhimit kaluan çdo afat, duke bërë që edhe datat të lançimit të shtyheshin.

Lexo edhe: Kamioni elektrik i Elon Musk që do të revolucionarizojë transportin

Klienti fillestar Pepsi ka porositur 100 Tesla “Semi”, me më shumë firma që pritet të marrin automjetin sapo të rritet prodhimi.

Gjatë ngjarjes së dorëzimit të transmetuar drejtpërdrejt, Tesla publikoi një sërë videosh të shkurtra që nxjerrin në pah kamionin e saj të ri “Semi”.

Kamioni i ri vjen në dy variante – një model me rreze 500 milje që kushton 180,000 dollarë dhe një model me rreze 300 milje me një çmim prej 150,000 dollarë.

“Semi” i Tesla-s ka një pamje të hijshme dhe mund të arrijë 100 km në orë në 20 sekonda kur ngarkohet në peshën e saj maksimale bruto të automjetit prej 80,000 paund. Ai përfshin katër motorë të pavarur për fuqi dhe përshpejtim maksimal, duke i dhënë kosto të ulët energjie për milje./ CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0