BLOconomy organizoi takimin e parë të iniciativës “40 under 40” - Business Magazine Albania

BLOconomy organizoi takimin e parë të iniciativës “40 under 40”

BLOconomy

ENTREPRENENUR CLUB nga “40 under 40” organizoi ketë javë takimin e parë të  sipërmarrësve të nominuar në edicionin e dytë të kësaj inicative.  “40 under 40” është një iniciative e ndërmarrë nga BLOconomy dhe Wood World Albania, dhe
organizohet për të dytin vit radhazi.

Qëllimi i takimit është njohja e sipërmarrësve me njëri-tjetrin, mundësia e bashkëpunimeve ndërmjet industrive, networking, dhe diskutimi i këtij takimi ishte i fokusuar edhe tek problemi me kapital human dhe incentivimi i stafit në biznes.
Takimi u hostua nga “The Crown Boutique Hotel SPA Tirana.

Pjesë e takimit ishin sipërmarrësit:
– Dorina Shamo, Frontera Medical SPA (Board Member)
– Fatjon Hysenbelliu, Future Home
– Klea Pashaj, Alexandra Organic
– Denis Zoi, Techi shpk
– Amarildo Sterkaj, Extra Real Estate
– Arbi Bamllari, Skaitech
– Xhulio Radi, Radi Marketing
– Marsel Kalemi, Kalemi Travel

Takimi u moderua nga Blerina Hoxha dhe Eldrion Zace, bashkëthemeluesit e projektiti “40 under
40”.
Bloconomy do të vijojë sërish të mbaj takime me sipërmarrës të nominuar të “40 under 40” edhe
muajt në vijim.

Nëse njihni një sipërmarrës të suksesshëm nën 40 vjeç në: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë
e Veriut ju mund të nominoni në link-un në vijim:

https://bloconomy.al/te-nominuarit/

Stay Tuned për takimin e radhës!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0