Maya Angelou, poete dhe autore e dashur për tregun amerikan, falë rolit të saj frymëzues, ajo u vlerësua me dhjetëra çmime dhe mbi 50 diploma nderi, të cilat dëshmojnë për rolin e saj frymëzues në qendër të jetës amerikane.
Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet e saj më të mençura.
1- Asnjëherë mos e vendosni në përparësitë tuaja dikë, kur ju jeni për të thjesht një opsion.
2- Urrejtja ka shkaktuar shumë probleme në botë dhe ende nuk ka zgjidhur asnjë.
3- Suksesi është të pëlqesh vetveten, të pëlqesh atë që bën dhe të pëlqesh mënyrën se si e bën.
4- Ka një ndryshim të madh mes të vërtetës dhe fakteve. Faktet mund të errësojnë të vërtetën.
5- Ne jemi aq të verbër sa duam të jemi.
6- Kam kuptuar se ende kam shumë për të mësuar.
7- Çfarëdo që dëshironi të bëni, nëse doni të jeni të mirë në të, duhet ta doni atë dhe të jeni në gjendje të bëni sakrifica për të.
8- Ju nuk mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ju ndodhin, por ju mund të vendosni që të mos nënshtroheni nga ato.
9- Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni atë. Nëse nuk mund ta ndryshoni, ndryshoni qëndrimin tuaj.
10- Nëse nuk jam e mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua?
11- Nëse gjithmonë përpiqesh të jesh normal, nuk do ta dish kurrë sa mahnitës mund të jesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.