Banka e Shqipërisë: Në tremujorin e tretë çmimet goditën më fort ekonominë - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë: Në tremujorin e tretë çmimet goditën më fort ekonominë

Ndikimet e vazhdimësisë së luftës në Ukrainë dhe pasiguritë e larta në tregjet globale janë materializuar tashmë në ekonominë shqiptare. Vendi po përballet me ngadalësim të ekonomisë dhe me normën më të lartë të inflacionit që prej vitit 1998 në 8.3%  në tetor, ndërsa pritshmëritë janë edhe më pesimiste për periudhën në vijim.

Bizneset dhe agjentët financiarë presin që inflacioni pas një viti të arrijë në 12.7%. Të dhënat janë publikuar nga Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të këtij viti ku rezulton se efektet kanë qenë më të forta në këtë periudhë.

Shqetësimi kryesor theksohet në raport mbeten pasojat negative afatgjata të inflaiconit të rritur që pritet të frenojë rritjen ekonomike,  gjendjen financiare të bizneseve e familjeve shqiptare kostot e të cilave janë rritur ndjeshëm për çdo mall e shërbim që blejnë.

Lexo edhe: Inflacioni arrin rekord në tetor. Më i larti që nga periudha e piramidave

Megjithëse aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet në pjesën e mbetur të vitit, parashikimet nuk janë aq optimiste nënvizon banka qendrore, pasi pritet që ritmet e rritjes të ngadalësohen duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e shtuara që mund të vijnë nga një përshkallëzim e krizës energjetike në Europë.

Shtrenjtimi i fortë i çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore ka dhënë edhe ndikimin kryesor në inflacion. Rritja vjetore e çmimeve ka qenë dyshifrore për të dyja këto grupmallrash në tetor, ku ushqimet rezultuan 14.6% më të larta se tetorin e shkuar, ndërsa transporti u shtrenjtua me 16.9%  më shumë.

Brenda grupit të artikujve ushqimorë rritja ishte më e lartë për produktet e vajrave e yndyrnave me 27.4%, produkteve të bulmetit me një rritje prej 24.3% si dhe bukës e drithërave me 17.1% më të larta se krahasuar me tetorin e vitit 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0