Edhe pse ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar, një test i fundit gjaku që zbulon mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup, po konsiderohet një risi premtuese. Nisma u prezantua në një kongres të Shoqatës Europiane të Onkologjisë.
Testi i treguar aty, identifikon ADN-në tumorale dhe vendin se ku ndodhen masa të tilla në trup, duke treguar kështu, jo vetëm praninë e sëmundjes së rëndë, por edhe llojin e saj. Studiuesit testuan për kancer rreth 6.000 vetë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive.
Lexo edhe: Sërish në konsultim publik ligji për kanabisin mjekësor
Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit. Pak kohë më parë, mbërriti një fener tjetër shprese për pacientët me kancer.
Një ilaç i ri Dostarlimab, u testua klinikisht në 18 pacientë dhe tek të gjithë ata, tumorët u zhdukën përfundimisht. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Nju-Jork, kjo ishte “hera e parë në historinë e kancerit” që ndodh diçka e tillë. Edhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai ka rritur shpresat se kanceri mund të largohet nga trupi i një pacienti pa nevojën e kimioterapisë ose kirurgjisë, ndërsa mjekimi i ri kishte pak ose aspak efekte anësore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto