Smart working duket se është një fjalë që nuk do të hiqet lehtësisht.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike po nxit sërish uljen e mobilitetit të punonjësve. Bashkia e qytetit të Milanos në Itali ka vendosur që dita e premte të jetë punë nga shtëpia, si nxitje për të frenuar kostot e larta energjitike.
Këshilli bashkiak i Milanos po e shqyrton këtë opsion, pas llogaritjes së kostove të rritura për dimrin mes ndriqimit dhe ngrohjes në zyrat publike për një vlerë shtesë prej 60 milionë euro.
Nisma e Bashkisë së Milanos nuk duhet të ketë pengesa nga sindikatat e punonjësve, ndërsa pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit.
Në shërbim të uljes së kostove, mediat italiane, raportojnë se Bashkia nuk do të shfuqizojë ditët festive në fund viti, por Krishtlindjet do të jenë më green, me drita Led.
Në vendin tonë nuk ka ende një diskutim të tillë. Por, nëse rikthehet smart working si në kohën e pandemisë, kostot e energjisë familjare do të jenë shumë më të larta.
Pas shtyrjes së fashës 800 kilovat/muaj për tetorin, ajo pritet të hyjë në fuqi në muajin në vijim, në nëntor, duke vendosur familjet përballë tarifave 4.2 herë më të larta për çdo kilovat mbi 800.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.