Bie besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë e vendit - Business Magazine Albania

Bie besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë e vendit

besimi i bizneseve

Banka e Shqipërisë, vëren se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) për muajin Shtator ra më tej më tej me 1.9. Me rënie për të tretin muaj radhazi, besimi zbriti në nivelin më të ulët shënuar këtë vit.

Arsyet e kësaj rënie?! Ndikimi negative i të rritjes së çmimeve.

Sipas BSH, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ra kryesisht nga ulja e besimit të konsumatorëve dhe ulja e besimit të bizneseve në ndërtim dhe shërbime.

Nga ana tjetër, treguesit e besimit për sektorët e industrisë dhe tregtisë shënuan përmirësime të lehta në muajin shtator.

Treguesi i besimit në ndërtim ra mbi 5.3 pikë përqindjeje si rezultat i përkeqësimit të vlerësimit të bizneseve për aktivitetin ndërtues. Megjithatë, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse ishte në rritje në këtë muaj. Rënie shënuan pritjet e bizneseve të ndërtimit për punësimin dhe çmimet,

Në shërbime, treguesi i besimit ra me 3 pikë përqindje në muajin shtator. Në rënie janë si vlerësimet për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën.

Lexo: AMF miraton rregulloren e licencimit për bursat e kriptovalutave

Treguesi i besimit në industri u rrit me 1 pikë përqindje, ndikuar nga përmirësimi i kërkesës së huaj dhe të brendshme. Por, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen pësuan rënie. Edhe treguesi i besimit në tregti u rrit me 1 pikë përqindje në muajin e fundit të matur nga BSH.

Besimi konsumator ra me 3.1 pikë përqindje në muajin shtator. Përkeqësimi vjen nga pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike dhe ulja e balancave si për blerjet aktuale ashtu edhe për blerjet e pritura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0