Efiçenca e energjisë. Kosova do të japë 12 milion euro subvencione për qytetarët - Business Magazine Albania

Efiçenca e energjisë. Kosova do të japë 12 milion euro subvencione për qytetarët

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat për subvencionim të eficienës së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shteti mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen. 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të eficienës së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen. Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova, ndërsa kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrje:

Lexo edhe: Balluku: Bizneset vetëprodhuese të energjisë mund t’i kalojnë tepricat në rrjet

“Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldajët me biomasë – dru, peletë, briketë – që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së investimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët eficentë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale eficente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435”, ka thënë Rizvanolli.

Rizvanolli potencoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje dhe pret që të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen

“Këto familje do të përfitojnë shumëfish. Direkt nga subvencionimi, kursimi në faturat e energjisë elektrike dhe ulja e shpenzimeve për dru dhe lëndë të tjera djegëse. Familjet gjithashtu përfitojnë shtesë subvencionimi të lidhur me kursimin e energjisë elektrike. Këto masa pritet t’ia kursejnë 12 milionë euro vendit vetëm gjatë dimrit që po vjen”, ka thënë ministrja e Ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0