Një vit, një miliard transaksione tap- to-pay: një pikë ndryshimi për transportin publik - Business Magazine Albania

Një vit, një miliard transaksione tap- to-pay: një pikë ndryshimi për transportin publik

Viza

Gjithnjë e më shumë, udhëtarët duan komoditet kur përdorin transportin publik. Anketa e fundit e Visa-s, Future of Urban Mobility Survey , zbuloi se 91 përqind e të anketuarve presin që transporti publik të ofrojë pagesa ‘pa kontak’ (contactless) dhe gati një e treta përmendi pagesat pa kontakt si një veçori kryesore që do t’i tërheqë ata të përdorin transportin publik1.

Sipas të njëjtit studim, shumica e përdoruesve të transportit publik (88 për qind) thonë se qëndrueshmëria dhe mjedisi ndikojnë në shpeshtësinë e përdorimit të transportit publik, ku shumica e tyre janë të punësuar (62 për qind) dhe përdorin transport publik të paktën tre ditë në javë.

 

Teknologjia “Tap-to-ride”, mundëson prekjen e kartës ekzistuese ose portofolit digjital për të paguar tarifën, një zgjidhje shumë më e përshtatshme sesa të mbash shumën e duhur të parave ose të shqetësohesh për kartën e metrosë që duhet të jetë gjithmonë e mbushur. Visa ka ndihmuar në mundësimin e pagesave të tranzitit pa kontakt në qytete në mbarë botën, nga Bangkok në Mexico City në Rio dhe më gjerë, ndërsa mbështet më shumë se 550 iniciativa të lëvizshmërisë urbane që nga fillimi i teknologjisë tap-to-pay në tranzit në vitin 2011.

Rritja e shpejtë e përdorimit të pagesave digjitale shërben si dëshmi për të vërtetuar se sa tërheqës është bërë ky opsion për konsumatorët. Për herë të parë, rrjeti i Visa-s ka përpunuar mbi një miliardë transaksione tap-to-ride në sistemet globale të tranzitit në një vit të vetëm. Evropa përbën pjesën më të madhe të këtyre transaksioneve, duke përfshirë mbi katër milionë në ditë vetëm në sistemin e transportit të Londrës, por çdo rajon po rritet; me Amerikën e Veriut që tashmë përbën afërsisht një në pesë ‘trokitje’ pa kontakt në tranzit. Teknologjia e pagesave pa kontakt ka dëshmuar se ofron normë kthimi nga investimi (ROI) pozitive për agjencitë e tranzitit, përveçse u jep klientëve komoditet dhe fleksibilitet.

E njëjta teknologji pa kontakt mbështet gjithashtu kartat Visa Prepaid dhe Private Label, të cilat shtrijnë përdorimin e biletave digjitale për të gjithë përdoruesit e tranzitit, pavarësisht nga gjendja e tyre financiare ose nëse ata kanë akses në një llogari bankare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e përfshirjes financiare në mbarë botën.

Visa po punon me qytetet, planifikuesit urban, autoritetet e transportit, operatorët dhe ofruesit e zgjidhjeve për të riimagjinuar përvojën e udhëtimit urban me fokus në transportin gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur. Përmes Rrjetit të Qyteteve Rezistente, Visa ka bashkëpunuar me një numër qytetesh të Amerikës Latine dhe Karaibeve për të zhvilluar së bashku zgjidhje digjitale për të adresuar sfidat e tyre unike.

Visa po punon gjithashtu së bashku me nismën e World Economic Forum për koalicionin global të lëvizshmërisë së re (Global New Mobility Coalition), i cili po përpiqet të kuptojë më mirë sfidat dhe zgjidhjet për të krijuar një ekosistem të përbashkët, të lidhur dhe të dekarbonizuar të lëvizshmërisë. Ekipi kohët e fundit shqyrtoi ndikimin në qëndrueshmëri që mund të ketë inovacioni në pagesën e tarifave: Inovacioni në pagesat e lëvizshmërisë po i mban njerëzit në lëvizje duke mbrojtur planetin.

Lexo: 6 vende të BE-së kërkojnë më shumë masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Për 60 vitet e fundit, Visa ka bashkëpunuar me agjencitë qeveritare për të transformuar mënyrën se si njerëzit bëjnë transaksione, udhëtojnë dhe rriten për të avancuar ekonomitë dhe për të ngritur komunitetet kudo. Revolucionimi i mënyrës se si të gjithë, kudo mund të paguajnë tarifat e tyre të transportit çdo ditë, është mënyra më e fundit që ne po ndihmojmë për ta realizuar këtë.

Për të mësuar më shumë rreth iniciativave globale të lëvizshmërisë urbane të Visa, ju lutemi vizitoni faqen Visa’s Global Urban Mobility. Mund të mësoni më shumë rreth Anketës së Visa për të Ardhmen e Lëvizshmërisë Urbane duke vizituar linkun.

***

Rreth Visa

Visa është një lider botëror në pagesat digjitale, duke lehtësuar transaksionet ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe autoriteteve qeveritare në më shumë se 200 vende dhe territore. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke u mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë që përfshijnë të gjithë kudo, ngrenë të gjithë kudo dhe e shohin aksesin si themelin e së ardhmes së lëvizjes së parasë. Mësoni më shumë në Visa.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0