6 vende të BE-së kërkojnë më shumë masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike - Business Magazine Albania

6 vende të BE-së kërkojnë më shumë masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Austria, Finlanda, Franca, Holanda, Spanja dhe Rumania i kanë kërkuar Komisionit Europian që ta ngrejë lart në axhendë propozimin e tyre për organizimin e mbrojtjes kibernetike, duke përcaktuar dhe rekomandimet e tyre në pesë fusha prioritare.

Një Non-paper, i siguruar nga EURACTIV dëshmon synimet për një reformim të mbrojtjes së bllokut nga sulmet e kësaj natyre.

Nisma është pjesë e një pakete më të gjerë sigurie të planifikuar të diskutohet në  9 nëntor, që do të përfshijë gjithashtu një plan veprimi mbi lëvizshmërinë ushtarake dhe një program europian të mbrojtjes, siç përcaktohet nga strategjia e re ushtarake e BE-së, Busulla Strategjike.

Lexo edhe: Sa kapacitete ka Ballkani Perëndimor për mbrojtjen nga sulmet kibernetike?

“Duhet theksuar në mënyrë të vecantë roli që ka mbrojtja kibernetike brenda arkitekturës më të gjerë të sigurisë dhe ushtarake të BE-së”, shkruan gjashtë vendet anëtare. Sipas tyre, pikënisja duhet të jetë një organizim i përbashkët të mbrojtjes kibernetike të BE-së, i cili nuk mund të kufizohet vetëm në mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit ushtarak.

Ata propozojnë identifikimin e fushave ku duhet të rritet bashkëpunimi ushtarak dhe civil në lidhje me investimet, ndërtimin e kapaciteteve dhe koordinimin në rast goditjeje. Përveç kësaj, “BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të sqarojnë se kush mbron pjesë të caktuara të hapësirës kibernetike europiane si dhe rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor”.Non-paper thekson nevojën për të përditësuar objektivat e bllokut për mbrojtjen kibernetike dhe për të krijuar një udhërrëfyes konkret që të mbështesë zbatimin e tyre, ndërsa kërkon gjithashtu gjetjen e mënyrave që shtetet anëtare më të avancuara në fushën kibernetike, të ndajnë me të tjerët eksperiencën e tyre dhe planet organizative.

EURACTIV 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0