Sejko: BSH e gatshme të ndërmarrë veprime për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë - Business Magazine Albania

Sejko: BSH e gatshme të ndërmarrë veprime për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë

Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zj. Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë. Ky Mision ka ardhur në Shqipëri për të kryer bisedime me autoritet shqiptare në kuadrin e Artikullit IV.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit makroekonomike, ecurinë e ekonomisë shqiptare nën këndvështrimin e një ambienti sfidues botëror me inflacion të lartë si dhe përgjigjet e autoriteteve në këtë drejtim. Më konkretisht, temat e diskutuara ishin: ecuria aktuale dhe perspektiva e inflacionit dhe aktivitetit ekonomik, zhvillimet e sektorit bankar dhe financiar, si dhe politikat e duhura ekonomike, të cilat do të mundësojnë ruajtjen e ekuilibrave dhe do të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Gjithashtu, gjatë takimit u prekën dhe disa nga prioritetet e reformave strukturore të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të potencialeve prodhuese të vendit dhe do të adresojnë disa prej dobësive strukturore të tij.

Në fillim të takimit, Guvernatori theksoi se perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive, pavarësisht inflacionit të lartë. Në mbështetje të ekonomisë shqiptare, Banka e Shqipërisë ka filluar procesin e normalizimit të politikës monetare për të kontrolluar presionet inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv në një horizont afatmesëm.

Banka e Shqipërisë me politikat e saj të kujdesshme ka siguruar tregje të qeta financiare, një sistem të shëndetshëm bankar dhe rezerva të mjaftueshme valutore. Të gjitha këto së bashku me hapësirat për reagim të politikave monetare e fiskale, janë një garanci më shumë për përballimin e situatave kritike.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe stabilitetin e sistemit financiar.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke dhënë një kontribut të qenësishëm në mjedisin makroekonomik dhe zhvillimin e sistemit financiar.

Në vijim, ata shtuan se situata ndërkombëtare mbetet ende e paqartë dhe volatile, duke shtuar elementet e pasigurisë dhe nevojën për monitorimin me kujdes të dinamikës së zhvillimeve mbi inflacionin.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë e madhe që ka monitorimi i vazhdueshëm i situatës, si dhe koordinimi i politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur për të dhënë stimujt e nevojshëm për rritjen ekonomike në afatgjatë.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të vizitave të misioneve të FMN-së, trajnimeve të asistencës teknike dhe më gjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0