Euro nuk ndal rënien. Të hënën ka shënuar një tjetër rekord historik të ulët në tregun e këmbimit valutor vendas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane këmbehet për 116.3 lekë, duke u zhvlerësuar edhe më shumë ndaj lekut. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në më shumë se dy dekada, që kur monedha filloi të përdorej në vend.
Lexo edhe: Lira turke bie në nivele rekord
Që prej fillimit të vitit kur euro luhatej në 120.5 lekë ka humbur në tregun e brendshëm 4.5 lekë. Vlerën më të lartë për këtë vit monedha e shënoi në mars kur kapërceu 127 lekë, për të ndjekur më pas një trend në rënie të vazhdueshme.
Ndërkohë monedha që po forcohet shumë ndaj lekut është dollari që këmbehet për 120.1 lekë, duke kapërcyer tashmë euron.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.