Propozimi i qeverisë/ Titujt e nderit të jenë pa shpërblim financiar - Business Magazine Albania

Propozimi i qeverisë/ Titujt e nderit të jenë pa shpërblim financiar

Titujt e nderit nuk do të shoqërohen më me shpërblim financiar. Propozimi vjen nga Këshilli Ministrave përmes një projektligji,  i cili është hedhur tashmë për konsultim publik dhe kërkon miratimin e Kuvendit.

Ligji, parashikonte trajtim financiar për individët që nderoheshin me titull nderi për veprimtari të dalluar në fusha të ndryshme.

Drafti specifikon dy lloje titujt nderi, Titulli Ambasador i Kombit që i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës për merita apo kontribute të spikatura si dhe Titulli Qytetar Nderi.

Ky titull iu akordohet nga Këshilli Bashkiak individëve në shenjë mirënjohje për kontributin në shërbim të vendit, por edhe personaliteteve të huaja që vizitojnë një bashki në kuadër të vizitave zyrtare.

Lexo edhe: Pasaportat e arta, BE kundër shitjes së shtetësisë shqiptare

Ndër të tjera, projektligji parashikon edhe dhënin e titujve të veçantë nga bashkitë, jo më shumë se dy në një vit kalendarik si dhe elementët që duhet plotësuar për propozimin për titull nderi nga vetë qytetarët.

Nisma për  propozimin e dhënies së një titulli nderi ndërmerret nga kryesisht nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri ndërsa për titujt vendor të nderimet nisma iniciohet nga kryetari I bashkisë apo ço anëtar i Këshillit Bashkiak.

Ky draft vjen pas atij për Dekoratat, i cili synon një riorganizim të sistemit të dekoratave, duke sjellë risi në mënyrën e dhënies, kufizimin në numër si dhe përcaktimin e kritereve dhe autoritetet përgjegjëse për dhënien e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0