Notre Dame të mund të vizitohet sërish përpara Lojërave Olimpike - Business Magazine Albania

Notre Dame të mund të vizitohet sërish përpara Lojërave Olimpike

Notre Dame të mund të vizitohet sërish përpara Lojërave Olimpike

Katër vjet pas zjarrit shkatërrues të 2019-ës, puna restauruese vazhdon në Katedralen Notre Dame dhe nxjerr në pah një imazh të veçantë të kishës. Monumenti historik është “në gjendjen e tij më të mirë” pa “150 vjet pluhur” në mure. Edhe para se zjarri të shuhej plotësisht, autoritetet franceze apeluan për ndihmë financiare dhe në fund morën një shumë marramendëse prej 846 milionë euro donacione. U zbulua se deri më tani projekti i restaurimit të tempullit ka kushtuar rreth 700 milionë euro.
Rindërtimi i tempullit u ngadalësua nga pandemia dhe ndotja e vendit nga pluhuri i plumbit pas zjarrit. Heqja e “460 tonë pluhur plumbi” kushtoi 150 milionë euro. Gjatë restaurimit, drejtuesit e projektit vunë re përmasat e papastërtive që mbulonin pjesën e brendshme të tempullit. Rehabilitimi i tij ishte një mundësi e mirë për t’u pastruar.

Kreu i projektit të restaurimit, gjenerali Jean-Louis Zorzelin, tha se kur Notre Dame të rihapet “ju do ta shihni atë siç nuk e keni parë kurrë më parë”. Qeveria franceze planifikon të përfundojë punën e restaurimit në vitin 2024, në mënyrë që Notre Dame të mund të vizitohet sërish përpara Lojërave Olimpike që do të mbahen në kryeqytetin francez nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0