NASA tregon si duket qielli i Jupiterit - Business Magazine Albania

NASA tregon si duket qielli i Jupiterit

Pamje mahnitëse, NASA tregon si duket qielli i Jupiterit

NASA ka publikuar foto se si do të dukej qielli i planetit më të madh i sistemit tonë, Jupiteri. Planeti gjigant i gaztë shfaqet me retë rrotulluese, stuhi të çmendura dhe breza ngjyrash, por shumica e pamjeve tona ndaj tij janë të sheshta. Një ekip shkencëtarësh me ndihmën e ndihmën e anijes kozmike Juno të NASA-s kanë mundur të sjellin në 3D pamjet se si do të dukeshin retë e egra të Jupiterit.
Shkencëtarët përdorën të dhënat e JunoCam për të ndërtuar harta dixhitale të lartësive të majave të reve, duke çuar në imazhe mahnitëse.

“Misioni Juno na ofron një mundësi për të vëzhguar Jupiterin në një mënyrë që është në thelb e paarritshme nga vëzhgimet teleskopike të bazuara në Tokë. Ne mund të shikojmë të njëjtat veçori të reve nga këndvështrime shumë të ndryshme brenda pak minutash,” thanë shkencëtarët.
Lexo:
Samiti i grave të Diasporës Shqiptare fton për më shumë bashkëpunim

Bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht foto të bukura. Ekipi thotë se modelet dixhitale mund të ndihmojnë gjithashtu shkencëtarët të përsosin të kuptuarit e tyre për përbërjen kimike të reve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0