Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi legjislacionin e ri të enjten që do t’i detyrojë prodhuesit të sigurojnë që pajisjet e lidhura me internetin të përmbushin standardet e sigurisë kibernetike, duke e bërë bllokun 27-vendesh më pak të prekshëm ndaj sulmeve.
BE tha se një sulm ransomware ndodh çdo 11 sekonda dhe kostoja vjetore globale e krimit kibernetik vlerësohet në 5.5 trilion euro në vitin 2021. Vetëm në Evropë, sulmet kibernetike kushtojnë nga 180 deri në 290 miliardë euro çdo vit, sipas zyrtarëve të BE-së.
Komisioni Evropian tha se rritja e sulmeve kibernetike u dëshmua gjatë pandemisë së koronavirusit dhe se lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngritur shqetësime se infrastruktura energjetike evropiane gjithashtu mund të jetë në shënjestër në mes të një krizë globale të energjisë.
Lexo edhe: Siguria e emaileve, çfarë duhet të kemi parasysh
Ligji, i propozuar si Akti i Rezistencës Kibernetike, synon të heqë nga tregu i BE-së të gjitha produktet me elemente dixhitale që nuk janë të mbrojtura siç duhet.
Komisioni ekzekutiv i BE-së tha se ligji jo vetëm që do të reduktonte sulmet, por do të përfitonte edhe konsumatorët pasi do të përmirësonte mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë.
“Kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike, Evropa është po aq e fortë sa hallka e saj më e dobët, qoftë një shtet anëtar i cenueshëm apo një produkt i pasigurt përgjatë zinxhirit të furnizimit”, tha Thierry Breton, komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm./ AP
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto