Violina e Paqes, festivali ndërkombëtar në Shqipëri me 20, 21, 21 Shtator - Business Magazine Albania

Violina e Paqes, festivali ndërkombëtar në Shqipëri me 20, 21, 21 Shtator

Violina e Paqes
Violinisti Kledis Rexho, i cili bën një jetë artistike ndërmjet Francës dhe Luxembourg-ut me orkestrat më të mira të të dy vendeve, çel festivalin më të ri ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri “Violina e Paqes”, me koncerte në datat 20-21-22 Shtator. Pikërisht në Hotel Adriatik Durrës, në Sallën Tonin Harapi pranë Liceut Artistik, Tiranë dhe në Qendren Kulturore pranë katedrales Orthodhokse Tiranë për koncertin final në datën 22 Shtator në orën 19.30. Por, ky udhëtim artistik që do sjellë në Shqipëri disa nga muzikantët më të mirë të muzikës klasike të skenave të Parisit, New York-ut, Wien-es, filloi për një publik shumë të veçantë.

Destinacioni i parë i violinistit shqiptaro-francez Kledis Rexho ishte shtëpia e të moshuarve të Tiranës, duke u dhuruar banorëve të shtepisë një moment ndryshe. Kledisi ishte i shoqëruar nga violinistja e vogël dhe shumë premtuese, Vesa Dume.
 Një violiniste vetëm 10 vjeçare që Kledisi nuk heziton ta quajë një Tedi Papavrami të ri. Violiniste, të cilën publiku i Tiranës do të ketë rastin ta dëgjojë në koncertin e datës 22 Shtator në qendrën kulturore pranë Katedrales Orthodhokse në Tiranë.
Pas tingujve të pjesës me motive popullore Cigane të Czardash, të kompozitorit italian Monti, ku të moshuarit nuk hezituan ta shoqëronin me duartrokitje përgjatë gjithë pjesës, vendin e zunë dy pjesë të tjera më të qeta, “Méditation” e kompozitorit Francez Thais dhe “Nocturne” i Chopin.
Pas këtij momenti  muzikor, që vjen në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes” të krijuar nga vetë Kledis Rexho, së bashku me violinisten franceze Rebecca Bogdanoff, vendin e zuri një dialog me disa nga banorët e shtëpisë.
 “Aq sa ishte një privilegj të luaja para nje publiku kaq të veçantë, aq ishte dhe kënaqësi të bisedoja me disa nga të moshuarit e shtëpisë. Një zotëri më tha që kishte qenë violinist profesionist dhe që kishte 15 vite pa e prekur një violinë me dorë. Sigurisht nuk hezitova asnjë moment t’i jepja për një cast violinën time që të luante dicka. Megjithese me hezitim, ra disa nota.. dhe në fund nuk harroi të përgëzonte violinisten e vogël Vesa, duke i uruar një rrugetim të bukur”, thotë Kledis Rexho.
Një zotëri tjetër thjesht i dorëzoi një letër. Me fjalët e thjeshta thotë Kledis, ai më tha: “Faleminderit që erdhët për të na argëtuar ne të braktisurit dhe ju uroj një fat të bardhë”.. një letër që ka zënë vend tashmë në kapakun e violinës sime, si për të më kujtuar vlerën e vetë jetës”.
Drejtuesi i festivalit “Violina e Paqes”,u  bën thirrje miqve të tij artistë që të paktën një herë në muaj të shkojnë dhe t’i ofrojnë një moment ndryshe, jo vetëm shtëpisë së të moshuarve, por gjithashtu edhe shtëpisë së fëmijëve në Tirane apo edhe në qytete të tjera. ” Eshtë një detyrim që të japim një kontribut të tillë për brezin e tretë”, thote violinisti.
3 koncertet kryesore të Festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes” do t’i gjeni në datën 20 në Hotel Adriatik, Durrës në Oren 19.30 ( me bileta). Në datën 21 Shtator në orën 19.00 në Sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tirane ( hyrja e lirë).  Dhe për ta përmbyllur edicionin e parë të festivalit, një koncert në qëndrën kulturore pranë Katedrales Orthodhokse Tiranë në datë 22 Shtator në orën 19.30 ( hyrja e lirë). “Violina e Paqes” mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe institucione dhe artdashës të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0