Mungesë marramendëse e artisteve femra në muzetë e Amerikës - Business Magazine Albania

Mungesë marramendëse e artisteve femra në muzetë e Amerikës

Mungesë marramendëse e artisteve femra në muzetë e Amerikës

Femrat janë muzat e artit, por në muzetë e Amerikës, shumë pak zënë vend si krijuese. Në këtë përfundim doli një analizë e kohëve të fundit, e bërë në muzetë më të mëdhenj të artit në SHBA nga studiues në Kolegjin Williams. Studimi zbulon se vetëm 13% e artistëve të paraqitur në koleksionet e muzeve janë autore gra.
Kelema Moses, një eksperte e historisë së artit dhe profesore në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, tregon për një model shekullor të grave që lihen jashtë botës së artit.


“Le të kujtojmë për një moment rilindjen,” -thotë ajo. “Gratë u mbajtën jashtë shkollave dhe institucioneve artistike dhe për këtë arsye nuk mund të bëheshin artiste me shkronjën A”.
Tani, gratë përbëjnë shumicën e studentëve të artit dhe artistëve që punojnë, por është shumë shpejt për to që të kapin historinë. “Ndryshimi po vjen edhe pse gradualisht, shprehet Moses,“Është një lloj klishe të thuash se përfaqësimi ka rëndësi, por me të vërtetë ka.
Lexoni më tepër: 3 artistët më të paguar për vitin 2022

Të shohësh veten, ose të paktën një pjesë të identitetit tënd të përfaqësuar në hapësirat muzeale është e rëndësishme, sepse mund të veprojë si një vektor për ndryshime shoqërore”, thotë ajo.
Analiza e Kolegjit Williams zbuloi se ndarja e përgjithshme midis artistëve meshkuj dhe femra në muzetë e Amerikës është përkatësisht 87% dhe 13%, kryesisht për shkak të dominimit të artistëve meshkuj nga shekulli i 19-të dhe më herët.
Kur merren parasysh vetëm artistët e lindur në vitin 1946 ose më vonë, ndarja mashkull-femër është më afër 74-26.

axios

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0