Nëse dëshiron të ecësh me hapin e kohës, të digjitalizosh biznesin tërësisht apo pjesërisht, të integrosh teknologji të reja, të krijosh platformë të re, aplikacione për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash, ndërtosh një faqe web-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, përmirësosh ndërlidhjen me klientët, blesh aplikacione apo paketa të ndryshme të programeve kompjuterike, të konkurrosh me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Nuk ka rëndësi nëse je mikro, i vogël apo i mesëm, ky është financimi i duhur për biznesin tënd.
Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2,500,000 (dy milionë e pesëqind) lekë.
Thirrja është hapur me 31 Gusht 2022 dhe mbyllet datë 21 Tetor 2022.
Shpallja e fitueseve bëhet brenda datës 30 Nëntor të këtij viti.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet online nëpërmjet adresës së email-it: ndermarrje@aida.gov.al.
Informacionet e nevojshme dhe dokumentet për aplikim i gjeni nëpërmjet linkut: https://aida.gov.al/…/iniciativat-e…/fondet-e-aida-s
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto