Është anuluar për herë të dytë nisja e raketës Artemis I drejt Hënës. Kësaj radhe shkak për anullimin u bë një rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit që fuqizon motorin e raketës.
Raketa, 100 metra e lartë, që synon të dërgojë njerëzit në Hënë për herë të parë pas misionit Apollo në vitin 1972 përbëhet nga katër motorë të fuqishëm, që janë projektuar të djegin 3 milion litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për ta përdorur si fuqi. Inxhinierët thanë se gjatë fazës së mbushjes së karburantit, sistemi i alarmit u ndez, për shkak të një rrjedhjeje hidrogjen. Edhe pse u bënë disa përpjekje, defekti ishte i pamundur të rregullohej në kohë.
Agjencia Amerikane Hapësinore, NASA nuk ka dhënë një datë të re për nisjen e raketës, e cila do të duhet të kthehet në ndërtesën e saj të montimit për inspektim dhe mirëmbajtje. Dështimi i parë për nisjen e saj ishte të hënën, pasi kontrollorët thanë se motorët nuk ishin në kushtet e duhura teknike për të bërë lëshimin. / BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto