Firma kineze Xpeng gati të konkurojë Teslën me dy modelet e reja të makinave elektrike - Business Magazine Albania

Firma kineze Xpeng gati të konkurojë Teslën me dy modelet e reja të makinave elektrike

Prodhuesi kinez i makinave elektrike Xpeng zbuloi detaje rreth dy automjeteve të reja që planifikon të nxjerrë në treg vitin e ardhshëm, me njërin prej tyre që pritet të jetë konkurrent i Model Y të Tesla-s.

Aktualisht, kompania ka katër automjete në shitje – sedanin kryesor P7, një sedan më të lirë P5, automjetin sportiv G3 dhe një SUV më të madh G9 që do të fillojë t’u dorëzohet klientëve në tetor.

Lexo edhe: Ford do shkurtojë 3 mijë vende pune në tranzicionin drejt makinave elektrike

Xpeng ka qenë agresiv në lançimin e automjeteve pasi duket të fitojë pjesë në tregun e automjeteve elektrike që po rritet me shpejtësi në Kinë dhe të sfidojë liderët si Tesla dhe BYD të mbështetur nga Warren Buffett.

Ndërsa kompania nuk ka publikuar emra apo shumë detaje rreth dy modeleve të reja të planifikuara për vitin 2023, presidenti i Xpeng, Brian Gu, dha disa informacione të pjesshme.

Njëra nga automjetet do të jetë një automjet i ashtuquajtur i klasit B dhe tjetri një automjet i klasit C. Klasat i referohen madhësisë së automjetit. Për kontekstin, sedani P7 i kompanisë është një makinë e klasit B ndërsa G9 SUV është një automjet i klasës C./ CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0