Impjantet e turbinave me erë. Kompanitë bëjnë thirrje të përshpejtohet procesi i dhënies së lejeve - Business Magazine Albania

Impjantet e turbinave me erë. Kompanitë bëjnë thirrje të përshpejtohet procesi i dhënies së lejeve

Krerët e dy prej kompanive më të mëdha të energjisë së rinovueshme i kanë bërë thirrje qeverive që të përshpejtojnë procesin e miratimit për impjanetet e reja me erë, ose rrezikojnë të mos arrijnë qëllimet e energjisë së gjelbër.

Shefat ekzekutivë të Vestas dhe Ørsted të Danimarkës, prodhuesi më i madh në botë i turbinave me erë dhe zhvilluesi më i madh i impjanteve me erë në det të hapur, përkatësisht, thanë se qeveritë duhet të mbështesin retorikën e tyre të gjelbër, duke e bërë më të lehtë kalimin e një procesi planifikimi shpesh të ndërlikuar.

“Ne kemi nevojë të rivlerësojmë se si të shkurtojmë në mënyrë dramatike procesin e miratimit,” tha shefi ekzekutiv i Ørsted, Mads Nipper. I pyetur nëse ai mendonte se qeveritë po bënin mjaftueshëm për të zgjidhur krizën energjetike, shefi ekzekutiv i Vestas, Henrik Andersen tha: “Unë mendoj se jo. Ne shpenzojmë shumë kohë duke dëgjuar ata që kërkojnë falje pse nuk bënë atë që duhej të bënin në pesë vitet e fundit. Ekziston një grup pune që kërkohet në çdo qeveri tani që duhet të përshpejtojë dhënien e lejeve.”

Lexo edhe: Ja cilat vende evropiane janë lider në energjinë e rinovueshme. Mes tyre edhe Shqipëria 

Çështja ka shqetësuar prej kohësh industrinë e erës, ku projektet mund të vonohen me vite nga proceset burokratike dhe sfidat ligjore, në disa raste duke çuar në vjetërsimin e projekteve të turbinave me kohën e dhënies së lejeve. Por problemi ka fituar një urgjencë të re në krizën energjetike pasi veçanërisht vendet evropiane përpiqen të heqin dorë nga energjia ruse dhe të shikojnë drejt burimeve të rinovueshme për një afat të gjatë. Komisioni Evropian hodhi peshën e tij pas përpjekjeve për të përshpejtuar dhënien e lejeve në maj, duke thënë parimisht se burimet e rinovueshme janë në “interesin kryesor publik” dhe duhet të përfshihen në ligjin e BE-së dhe se projektet duhet të marrin miratimin brenda dy vitesh. Por industria është ende e frustruar me shpejtësinë në disa vende, me grumbullime të mëdha projektesh që presin ende për miratim për të filluar.

 

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0