Nga Suela Plaka, eksperte në edukim nutricional
Tashmë nuk ka dyshime: Ushqimi që hamë ka një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë.
Sipas studimeve që kemi, ato janë arma më e fortë që kemi në dispozicion për parandalimin e shumë sëmundjeve si: diabeti, tumoret, obeziteti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë, etj.
Këto sëmundje sot quhen “Sëmundjet e Mirëqenies”, sepse janë shumë të pranishme në vendet ekonomikisht të zhvilluara.
Ato vijnë si pasojë e një stili jetese jo të mirë dhe jo të shëndetshëm.
Stili i jetesës përfshin të gjitha aktivitetet që një person kryen në jetën e përditshme ( ushqimet qe konsumon, aktiviteti fizik, pirja e duhanit apo e alkolit).

10 rregullat janë:
Ushqimi
Të mbajmë peshen e trupit nën kontroll.
Të hamë sa më shpesh drithëra integrale, bishtaja, perime dhe fruta.
Kufizo konsumin e ushqimeve që kanë përbërje të lartë sheqeri dhe miellin e rafinuar.
Duhet reduktuar konsumimi i pijeve që përmbajnë sheqer (Fanta, ivi, caj…)
Evito konsumimin e mishrave të përpunuara (sallam, ëustel, etj.)
Kufizo konsumimin e mishit të kuq.
Kufizo ushqimet që përmbajnë shumë kripë.
Lexo: Pandemia dhe ndërgjegjësimi, shqiptarët lënë palestrat e fillojnë dietën
Kufizo konsumin e alkolit.
Praktiko aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë.
Për më shumë këshilla vizitoni faqen e Instagram @suela_plaka.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto