Shqipëria me parametra të shëndetshëm financiarë, por konsumatorët janë pesimistë për të ardhmen - Business Magazine Albania

Shqipëria me parametra të shëndetshëm financiarë, por konsumatorët janë pesimistë për të ardhmen

Banka e Shqipërisë në raportin e tremujorit për politikën monetare shprehet se ekonomia shqiptare po jep shenja të qarta ngadalësimi, por ajo është e aftë ta përballojë krizën botërore të çmimeve.

Dy vitet e ardhshme gjithsesi do të jenë vendimtare për normalizimin e politikës monetare. Banka ka rritur normën bazë të interesit nga 0.5% në 1.75%, në gjashtëmujorin e parë, një nga rritje më të forta në glob, për të ndalur zhvlerësimin e lekut.

Shqipëria gjithashtu nuk e ka ndjerë inflacionin në nivele aq të larta sa vendet e huaja shprehet Banka për shkak të kompensimit të çmimit të energjisë, ndërsa parashikimet tashmë kanë ndryshuar dhe për ulja e çmimeve në objektivi ne Bankës pritet të arrihet në 2024-ën.

Lexo edhe: Shtetet më të pasura në botë / Shqipëria renditet e 90-ta, e parafundit në rajon

Në leximet e Bankës treguesit kryesorë financiarë si kreditë kanë vijuar të rriten në mënyrë të ndjeshme edhe pas rritjes së normës bazë të interesit. Kjo rritje do të ushqejë konsumin dhe investimet. Interesi  mesatar  për  kreditë  e  reja  në  lekë  për  bizneset  rezultoi  5.5%  në   tremujorin e dytë të vitit, nga 5.8% që ishte në tremujorin e parë, ndërsa për individët norma ka pësuar rritje në 6.8% nga 6.5% që ishte më parë.

Në raportin e saj Banka thekson edhe se tregu i punës po jep sinjale pozitive. Punësimi është rritur gjithashtu edhe pagat në sektorin privat, mesatarisht 10.5%, të detyruara nga mungesa e fuqisë punëtore.

Një tjetër tregues i qëndrueshëm është edhe forcimi i lekut, si pasojë e flukseve hyrëse nga turizmi, të cilat  vlerësohet të jenë edhe më të larta se në vitet përpara pandemisë, ndërsa kjo pritet të ulë edhe risqet e borxhit publik.

Por, edhe pse treguesit e shëndetit financiar janë të mira, sërish konsumatorët dhe bizneset në muajin korrik janë treguar pesimistë për të ardhmen dhe kjo do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në ngadalësimin e ekonomisë, me më shumë njerëz që kursejnë përballë pasigurisë në të cilën gjenden.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0