Bordi i Transparencës ul lehtësisht çmimet e karburantit - Business Magazine Albania

Bordi i Transparencës ul lehtësisht çmimet e karburantit

Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës ka parashikuar uljen e çmimit të karburantit, në veçanti atë të benzinës.

Sipas këtij vendimi, benzina do të tregtohet për herë të parë pas disa muajsh nën nivelin e 200 lekëve për litër. Kështu bënzina nuk lejohet të tregtohet më shumë se 199 lekë/litër, nga 207 lekë që tregtohej ditët e fundit.

Në çmimin me pakicë, nafta ka mbetur pothuaj njësoj. Nga 221 lekë/litër, ajo tregtohet 220 lekë/litër. Po kaq rënie të lehtë shënoi dhe gazi, duke u tregtuar me 80 lekë për litër.

Ulja e këtij çmimi është shumë larg reflektimit të çmimit ndërkombëtar të karburanteve, ku nafta ka zbritur në nivelet që ishte para invacionit rus në Ukrainë.

Për këtë arsye, një ditë më parë Konfindustria kërkoi uljen  e çmimeve të karburanteve në tregun tonë, duke theksuar se ato janë shumë më të larta nga nga çmimet në tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në varfërimin e xhepave të qytetarëve, dhe rrezikun e falimentimit të biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0