15 vite më parë, në vitin 2007, autoritetet e Estonisë në kryeqytetin Talin, vendosën të hiqnin një memorial sovjetik të Luftës së Dytë Botërore nga qendra e kryeqytetit. Qeveria ruse kishte paralajmëruar se heqja e statujës do të ishte “katastrofike për estonezët”.

Së shpejti, ai u informua se nuk ishte një dështim i brendshëm i sistemit, por një sulm nga jashtë. Ishte një sulm i orkestruar i trafikut të internetit, që mbush serverët dhe mbyll faqet e internetit për orë ose ditë.
Që atëherë, Rusia ka zhvilluar kibernetikën në strategji më të gjera që kombinojnë hakerimet me luftën e informacionit, luftën hibride ose luftën konvencionale. Vetëm një vit pas sulmit të Estonisë, Rusia sulmoi Gjeorgjinë në të njëjtën kohë që e pushtoi me forca konvencionale. Pas këtij sulmi, Estonia ngriti një njësi vullnetare të Mbrojtjes Kibernetike. Ekspertët kryesorë të IT-së në vend janë gjithashtu të trajnuar nga Ministria e Mbrojtjes. Por përveç kësaj, ata janë verifikuar për nga siguria që ofrojnë dhe janë anonimë.
Ata dhurojnë kohën e tyre të lirë për të mbrojtur vendin në internet duke praktikuar mënyra të mbrojtjes, në rast se një ofrues shërbimi jetësor rrëzohet nga një sulm kibernetik.
Ky është lloji i angazhimit vullnetar të talenteve në sektorin privat, që shteti nuk mund ta përballojë kurrë nëpërmjet punësimit.
7 sulmet kibernetike të vitit 2021
Gjatë vitit 2021, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ka raportuar rreth 7 sulme kibernetike të evidentuara, të cilat janë renditur në një raport zyrtar për ecurinë e aktivitetit vitin e kaluar.
1- Malicious Activity “Trickbot”, Win32/Trickbot
Incidenti është trajtuar për eliminimin e aktivitetit të dëmshëm dhe futja e IP në blacklist. U morën masa për bllokimin e këtyre ip keqdashëse. Kompania nga ku vjen aktiviteti i malicious IP (Ab-com/ Vodafone).
2- ASIG – DDoS attack
Incidenti është trajtuar nga AKSHI dhe nuk është më i pranishëm, por është dërguar nga operatori OIKI si raportim i ngjarjes së sigurisë. Si një masë shtesë për menaxhimin e këtij incidenti u është dërguar email CIRT/CSIRT-eve homologe për bllokimin e këtyre IP-ve.
3- CERT GIB – Phishing or Social Engineering
Është proceduar nga ana e sektorit të “Menaxhimit të incidenteve” me një kërkesë zyrtare drejt AKEP për të bllokuar këto linqe: 09.104.151.11/ing, 109.104.151.11/abn nga ISP Ab-com të cilat kanë qenë burimi i sulmeve.
4- Sistemi Qendror Bankar (Banka Kombëtare Tregtare) – Phishing or Social Engineering
Është proceduar nga sektori i “Menaxhimit të incidenteve” me një kërkesë zyrtare drejt AKEP për mbylljen e IP, e cila gjeneron phishing domain. Gjithashtu nga sektori i “Menaxhimit të incidenteve” u është komunikuar me anë të sistemit të gjithë operatorëve të infrastrukturave OIRI/OIKI si informacion ndërgjegjësues dhe paralajmërues, për marrjen e masave mbrojtëse/parandaluese nga sulmet e kësaj natyre. Gjithashtu u janë dërguar edhe rekomandime për sa i përket parandalimit dhe menaxhimit të këtyre sulmeve.
5- Netcraft (Ing Netherlands) – Phishing or Social Engineering
Është proceduar nga ana e sektorit të “Menaxhimit të incidenteve” me analizimin e sulmi ku u konstatua se sulmi ishte ende i pranishëm dhe gjeneronte disa linke të tjera “Phishing”. IP nga ku gjeneroheshin këto sulme ishte [109.104.151.11]. Është proceduar nga ana e sektorit të “Menaxhimit të incidenteve”, me kërkesë zyrtare drejt AKEP për menaxhimin e këtij incidenti me ISP përkatëse, të cilat kanë marrë masa të menjëhershëm për ndërprerjen e këtij aktiviteti.
6- Incibe-cert (incidencias@incibe-cert.es) – Phishing or Social Engineering
Rasti është adresuar tek CERT Kombëtar i Republikës së Kosovës, tek palët relevante dhe është realizuar në kohën e duhur frenimi i aktivitetit me përmbajtje të paligjshme.
7- CERT SERB (CERT of the Spanish National Cybersecurity Institute (INCIBECERT) DDoS attack
Është proceduar nga ana e sektorit të “Menaxhimit të incidenteve” me një kërkesë zyrtare drejt CERT Kombëtar të Serbisë, për marrjen e logeve. Gjithashtu nga sektori i “Menaxhimit të Incidenteve” është proceduar me krijimin e rekomandimeve përkatëse, si dhe procedurat për
bllokimin e veprimeve keqdashëse të këtyre IP-ve. Ekipi i Menaxhimit të incidenteve, në bashkëpunim edhe me sektorët e tjerë të AKCESK, ka marrë të gjitha masat për reduktimin e efekteve të këtyre incidenteve në momentin e ndodhjes, si dhe masa të tjera korrigjuese dhe ndërgjegjësuese në të gjithë operatorët për parandalimin e sulmeve të ngjashëm
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto