Nisma e “çuditshme” e kryeministrit spanjoll: Mos vini kravata në punë që të kursejmë energji! - Business Magazine Albania

Nisma e “çuditshme” e kryeministrit spanjoll: Mos vini kravata në punë që të kursejmë energji!

~2 minuta lexim

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez befasoi me kërkesën e tij drejtuar punonjësve në sektorin publik e privat të vendit që të mos mbajnë kravata, si masë për kursimin e energjisë në kushtet e një vale të nxehti ekstrem që ka pushtuar vendin e mbarë Europën.

Sanchez njoftoi se  qeveria e tij do të miratojë të hënën masa “urgjente” të kursimit të energjisë, në mesin e përpjekjeve edhe nga disa vende europianë për t`u bërë sa më pak të varuar ndaj gazit rus.

“Ia kam kërkuar tashmë këtë ministrave të kabinetit dhe të gjithë zyrtarëve publikë, por dua t`ia kërkoj edhe sektorit privat të mos mbajnë kravata sepse në këtë mënyrë do të kemi mundësinë të kursejmë energji, dhe kjo është shumë e domosdoshme në këto momente për vendin tonë.” – Pedro Sanchez, kryeminister i Spanjës.

Të premten, termometri në Madrid shënoi 36 gradë Celsius dhe  39 gradë në Sevilje. Këto javët e fundit, kontinenti i vjetër ka përjetuar temperatura rekord të larta. Sipas Sanchezit, mos vendosja e kravatës ndihmon që trupi të qëndrojë më i freskët, e për rrjedhojë, ulet përdorimi i energjisë  sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë. Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz”, që inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës. Së fundi, edhe në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit, politikanëve iu tha se mund t`ië hiqnin xhaketat e kostumit të tyre gjatë kohës që ndodheshim në Dhomën e Komunëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0