Siç premtoi kompania Google, pamja e re e Gmail po vjen ngadalë për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.
Ndryshimet në dizajn nuk janë të mëdha, dhe ka të bëjë më shumë me rifreskimin e ndërfaqes së përdoruesit. Seksionet Meet, Chat dhe Spaces tani janë më afër dhe janë pjesë e përvojës së re të përgjithshme dhe përfshijnë elementë nga gjuha e dizajnit Material Design 3 e Google.
Google nuk po ndalet me kaq, duke njoftuar se këtë vit përdoruesit e Gmail në pajisjet tabletë do të shohin gjithashtu përmirësime të tjera.
Ata që përdorin Gmail për punë mund ta kenë marrë tashmë pamjen e re dhe Google ka lënë opsionin e kthimit në modelin e vjetër për ata që nuk i pëlqejnë vërtet ndryshimet. Nuk dihet ende për sa kohë do të jetë i disponueshëm ky opsion.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.