Reshtni së përdoruri metodat e vjetra për t’u dhënë zgjidhje problemeve të reja. Ka ardhur koha ta nisni gjithçka nga fillimi - Business Magazine Albania

Reshtni së përdoruri metodat e vjetra për t’u dhënë zgjidhje problemeve të reja. Ka ardhur koha ta nisni gjithçka nga fillimi

metodat

Imagjinoni një situatë ku anulloni çdo mbledhje a takim në kalendarët tuaj e më pas të vendosni vetëm ato që kanë rëndësi. Akoma më mirë, po sikur t’i planifikoni këto takime në kalendarin tuaj për vetëm aq kohë sa kërkohet të përfundojnë?

Nuk keni nevojë ta hamendësoni përgjigjen. Asana është një kompani që merret me menaxhimin e punës, e cila bëri një eksperiment të tillë.

Rezultatet: Disa takime u zhdukën, ndërsa disa takime 30 – minutëshe u shndërruan në 15 minuta. Në total, njerëzit arritën të kursejnë një mesatare prej 11 orësh në muaj – pra, 3 javë e gjysmë orësh pune në vit!

Çfarë mund të mësojmë nga kjo? Ka nje arsye të qartë, sigurisht: Ne planifikojmë shumë takime. Megjithëkëtë, ky nuk është një informacion i ri.Kështu, konkluzioni real pas këtij eksperimenti është se nisja nga fillimi ka vlerë të madhe. Shpeshherë i jetojmë jetët tona dhe punojmë bazuar në precedentë. Bëjmë këtë, sepse gjithmonë kemi bërë diçka analoge.

Po sikur të jemi duke grumbulluar gabime që kanë nisur në të shkuarën? Nuk do ta dinim asnjëherë, gjë që shpjegon përse në axhendat tona ka takime dhe mbledhje për të treguar gjendjen e punës së një ekipi për të cilat nuk ka askush nevojë, por që nxisin nevojën për të lënë të tjera takime për të saktësuar gjendjen e punës, derisa e gjejmë veten kaq të angazhuar në përditësimin e gjendjes së punës, sa askush nuk po punon!

Ka një zgjidhje cliché për këtë: Mund të pyesësh: “Përse po bëhet kjo?”

Në rast se përgjigja është: “Bëhet, sepse kjo është mënyra që është bërë gjithmonë,” atëherë është koha për të bërë një ndryshim.

Eksperimenti i kompanisë Asana sygjeroi që pjesëmarrësit ta rindërtonin ditën e tyre nga fillimi, në vend që të tentonin të riorganizonin ditën që kishin planifikuar. Kështu, ata u përqëndruan në ç’duhet të bënin në të tashmen, ne vend që të kalonin kohë duke reflektuar mbi gabimet që mund të kishin bërë në të shkuarën në organizimin e ditës së tyre.

Në këtë mënyrë, që t’i lejojmë krijimet tona të kenë sukses, duhet të jemi të gatshëm edhe t’i rindërtojmë ato, deri në mikro-nivele. Kështu, provojeni. Pyeteni veten: “Nëse dua të arrij të plotësoj të gjitha pritshmëritë e mia për ditën e sotme, çfarë mund të ndërtoj që të më afrojë me qëllimin tim?”

Kjo e fundit është ajo ç’ka duhet të ndërtoni fill pas këtij mendimi.

Përktheu dhe përshtati Aja Cela

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0