Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, pasi vala e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi.
Në Portugalinë veriore , një pilot vdiq kur avioni me të cilin ai po transportonte ujë u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll. Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.
Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.
Lexo edhe: Europa nën “thundrën” e të nxehtit.
Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë në pjesë të jugut të vendit të dielën dhe rekorde të reja të të nxehtit parashikohen për të hënën.
Ndërkohë edhe në Britaninë e madhe, vendi po përgatitet për temperatura rekord. Autoritetet kanë paralajmëruar pasagjerët në kryeqytet që të shmangin të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore në këto ditë. Qeveria mbajti një takim urgjent të Cobra të shtunën për të shqyrtuar trajtimin e valës së të nxehtit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.