Ulet çmimi i naftës me 2 lekë, gjithashtu edhe benzina. Gazi i pandryshuar - Business Magazine Albania

Ulet çmimi i naftës me 2 lekë, gjithashtu edhe benzina. Gazi i pandryshuar

Pasi çmimi i benzinës u ul një ditë më parë, Bordi i Transparencës ka marrë vendim për të ulur edhe çmimin e naftës duke filluar nga ora 18 e ditës së sotme.

Me vendimet e reja, nafta do të shitet për 238 lekë, 2 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa benzina është ulur edhe më tej në 218 lekë dhe do të shitet me 3 lekë më pak.

Çmimi i gazit vazhdon të qëndrojë 81 lekë/litër pa pësuar ndryshime në çmim. Këto çmime mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0