Firmosen 19 marrëveshje nga mbledhja e radhës Shqipëri – Kosovë - Business Magazine Albania

Firmosen 19 marrëveshje nga mbledhja e radhës Shqipëri – Kosovë

19 marrëveshje u firmosën sot nga mbledhja e tetë e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë. Thellimi i bashkëpunimit në sektorët kyçë të ekonomisë si dhe lehtësimi i procedurave për shtetasit e dy vendeve ishin fokusi  kryesor i këtyre marrëveshjeve dypalëshe.

Palët dakordësuan marrëveshjen që i hap rrugë bashkimit doganor dhe lehtësive në tregtinë mes vendeve. Marrëveshje u firmosën edhe për projekte me rëndësi në infrastrukturë dhe energji, duke vënë fokusin kryesisht te zhvillimi i Portit të ri të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë si dhe projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Palët shprehën angazhimin duke nënshkruar marrëveshje të tjera edhe në fushën e bujqësisë, turizmit, shëndetësisë, arsimit dhe sigurisë publike, qoftë në shkëmbimin e informacionit apo edhe përvojave mes dy vendeve në këto sektorë.

Palët kanë nënshkruar rreth 127 marrëveshje gjatë mbledhjeve të qeverive ndër vite, por deri më tani vetëm 65 prej tyre po gjejnë zbatim.

Firmosja e memorandumeve të reja të bashkëpunimi vjen në vazhdën e përpjekjeve për të lehtësuar gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve mes vendeve.

Lista e marrëveshjeve

1-Marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

2-Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës.

3-Protokoll për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

4-Memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor.

5-Marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore.

6-Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë.

7-Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim mbi zhvillimin e terminalit të Vlorës.

8-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

9-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e gjendjes civile.

10-Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike.

11- Marrëveshje bashkëpunimi për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.

12-Marrëveshje bashkëfinancimi për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

13- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë ndërkufitar.

14-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore.

15-Marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.

16-Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e rinisë.

17-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territoriale.

18-Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

19-Marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji enciklopedia shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0