Fundi i një epoke 27 vjeçare, Microsoft mbyll shfletuesin Internet Explorer - Business Magazine Albania

Fundi i një epoke 27 vjeçare, Microsoft mbyll shfletuesin Internet Explorer

Internet Explorer

Microsoft ka vite që po largohet nga Internet Explorer dhe po shkon drejt shfletuesit më të ri Microsoft Edge.

Është pothuajse fundi i një epoke.

Pasi fillimisht shpalli vendimin vitin e kaluar, Microsoft vendosi të mbyllë Internet Explorer. Lëvizja vjen rreth 27 vjet pasi kompania debutoi për herë të parë shfletuesin, sipas The Wall Street Journal.

Duke filluar 15 qershori, shumica e njerëzve që përpiqen të hapin aplikacionin do të drejtohen te Microsoft Edge – shfletuesi më i ri i kompanisë.

Në një postim në blog nga maji 2021, kompania shpjegoi se ata kishin filluar të largoheshin nga Internet Explorer vitin e kaluar dhe po anonin më shumë te Microsoft Edge. Në atë postim, kompania njoftoi datën e daljes në pension më 15 qershor, duke thënë se platforma nuk do të ketë më suport për disa versione të Windows 10.

Pas lançimit të tij në 1995, Internet Explorer u bë një nga mënyrat më të njohura për të hyrë në internet. Deri në vitin 2016, Edge e zëvendësoi atë si shfletuesin e preferuar të kompanisë.

Lexoni: Lamtumirë Internet Explorer

Megjithëse shfletuesi nuk është aq popullor sa dikur, shumë biznese vazhdonin të përdornin Internet Explorer për të ekzekutuar aplikacione të brendshme. Por Microsoft ka shtuar një modalitet Internet Explorer në Microsoft Edge që do të lejojë aplikacione të tilla të vazhdojnë të funksionojnë.

“Microsoft Edge jo vetëm që është një përvojë shfletimi më e shpejtë, më e sigurtë dhe më moderne sesa Internet Explorer, por është gjithashtu në gjendje të adresojë një shqetësim kryesor: suportin për faqet e vjetra dhe aplikacionet e vjetra”, shkroi kompania në postimin e tyre në blog në 2021.

“Microsoft Edge ka të integruar modalitetin e Internet Explorer (“Modaliteti IE”), kështu që ju mund t’i aksesoni ato faqe interneti dhe aplikacione të vjetra të bazuara në Internet Explorer direkt nga Microsoft Edge.”

Wall Street Journal raportoi se që nga ky muaj, 28% e njerëzve që shfletojnë në ueb përdorin ende Internal Explorer, duke cituar faqen e internetit të trafikut StatCounter. Për krahasim, rreth dy të tretat e njerëzve përdorin Google Chrome, ndërsa 18% përdorin Safari të Apple.

“Është e trishtueshme të shohësh se po largohet,” tha një përdorues i Internet Explorer.

Ndërsa një përdorues tjetër shtoi, “Unë jam ende duke u përpjekur ta përpunoj këtë”.

/people

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0