Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu mori pjesë sot në Selanik në aktivitete e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP dhe Samiti i liderëve të SEECP. Pjesëmarrësit e takimeve vlerësuan punën e RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshme si dhe arritjet në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe iniciativave të ngjashme, veçanërisht në aktivitetet si Roaming Free në Ballkanin Perëndimor, Strategjia SEE2030, bashkëpunimi për sigurinë, Axhenda e Gjelbër etj. Duke shtuar se organizata punoi me përkushtim krah për krah me rajonin, për rajonin dhe se bashkëpunimi rajonal ishte vendimtar për zhvillimin rajonal.
“Duhet të pranojmë se pavarësisht pengesave dhe papërsosmërisë, patëm një përpjekje të suksesshme vitin e kaluar. Duke parë atë që kemi arritur, nuk mund të mos krenohemi për arritjet tona të përbashkëta, pavarësisht shqetësimit në lidhje me terrenin politik dhe ekonomik. Që nga korriku i kaluar, Roaming free në Ballkanin Perëndimor (WB) u bë realitet. Kishte po aq motivim politik për të çrrënjosur të ashtuquajturin “shok faturash” ashtu siç kishte një vlerë të qartë tregu për ta bërë këtë. Komuniteti i biznesit e mbështeti shumë këtë, duke e konsideruar të dobishme. Dhe le të mos harrojmë fitimin. Për të gjithë qytetarët, në tre muaj që nga zbatimi i tij, përdorimi i të dhënave është rritur deri në 500%, dhe numri i përdoruesve të roamingut deri në 30%. Këtë javë kemi filluar dialogun me BE-në për uljen e tarifave të roaming mes BE – Ballkanit Perëndimor. Praktikisht do të ulim tarifat e roaming-ut me më shumë se 90% në rrjetet celulare më të shtrenjta të BP-së aktualisht. Kjo është një situatë e favorshme për qytetarët dhe komunitetin e biznesit të BP dhe BE”, shtoi Bregu.
SEECP, takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Samiti i liderëve në Selanik, të mbledhur nën kryesimin e SEECP-së (CiO) greke, miratuan raportin e RCC mbi aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar.
“Ne përcaktuam dhe parashtruam linjat kryesore të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, ndërkaq tani kemi një qëllim përfundimtar: një treg të përbashkët për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor dhe SEE2030 janë planet tona kryesore për rritjen e qëndrueshme të rajonit. Unë do të doja të shfrytëzoja mundësinë pët të falënderuar Greqinë që është një pioniere, ndër shtetet anëtare të BE-së, për krijimin e Korsive të Gjelbërta me Ballkanin Perëndimor. Duhet vlerësuar si lajm shumë i mire që korsitë e gjelbra do të pasohen nga një korridor blu midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shpresojmë që ky shembull të mund të ndiqet nga shtetet e tjera fqinje anëtare të BE-së”, shtoi Bregu.
Lexo: Bregu: Bashkëpunimi rajonal është kompleks dhe i vështirë, por është rruga e duhur që të çon përpara
Takimi vjetor i RCC (Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal) u mbajt një ditë më parë në kuadër të aktiviteteve vjetore të nivelit të lartë të SEECP, kur pjesëmarrësit e organizatës miratuan Raportin e saj Vjetor 2021-2022 dhe Strategjinë dhe Programin e Punës 2023-2025. Në të njëjtën ditë, Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Bregu, i dha çmimin për “Kampion të Bashkëpunimit Rajonal” të ndjerit Dr. Erhard Busek, për kontributin e tij të madh në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore dhe dashurinë e paparë për rajonin. Që nga ky vit, në kujtim të të ndjerit Dr. Busek, ky çmim do të emërtohet me emrin e tij “Çmimi Kampion i Bashkëpunimit Rajonal, Dr. Erhard Busek”. Ky çmim vjetor, i inauguruar në vitin 2013 është një mirënjohje ndaj një individi ose organizate që Sekretariati i RCC dhe Sekretari i Përgjithshëm i tij konsiderojnë se kanë kontribuar më së shumti në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore.
“Rajoni ynë duhet të punojë më shumë për të kapërcyer veten dhe për të qenë të denjë në vlera, si gjithë vendet e BE-se e jo thjesht t’i bashkohen si proces teknik Evropës. Qytetarët tanë mendojnë se është koha për të jetuar dhe për të ndjerë fuqinë transformuese të Evropës, për të ndryshuar jetë. Në jetët e tyre tokësore, përpqra se ‘shumë vonë’ të jetë një ‘jetë e tërë’. Një axhendë transformuese nuk është vetëm një proces datash dhe fjalësh, por vepra. Dëshirat tona kanë vlerë vetëm derisa të përmbushen. Në RCC nuk kemi një shkop magjik për të shpikur të pamundurën, por të paktën po përpiqemi të jemi pjesë e procesit të zgjidhjes së problemeve, me qëndrueshmëri dhe integritet. Sado e vështirë e sfiduese të jetë, me surpriza të vogla apo të mëdha që na testojnë çdo ditë, ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur një mënyrë, një rrugë më të mirë, me të vërtetë.” përfundoi Bregu.
RCC falënderon presidencën Greke të SEECP-së për kontributin e tyre të paçmuar gjatë vitit të kaluar në udhëheqjen dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes kuadrit të SEECP dhe pret me padurim presidencën e Malit të Zi, duke e uruar atë për kryesimin e ardhshëm të suksesshëm të SEECP.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.