WhatsApp sjell opsionin e ri. Një “shans i dytë” për mesazhet që dërgoni - Business Magazine Albania

WhatsApp sjell opsionin e ri. Një “shans i dytë” për mesazhet që dërgoni

WhatsApp

WhatsApp me sa duket do të vijë me një risi. Së bashku me mundësinë e përdorimit të një llogarie të vetme në dy telefona të ndryshëm, mundësia për të redaktuar mesazhet pas dërgimit është një nga funksionet më të kërkuara me mbi 2 miliardë përdorues të WhatsApp në botë.

Kompania, e cila është pjesë e grupit Meta, duket e gatshme t’i dëgjojë. Nga një pamje e ekranit e publikuar nga Wabetainfo, së shpejti do të jemi vërtetë në gjendje të ndryshojmë tekstin e një mesazhi pas dërgimit të tij.

Do të funksionojë kështu: mbani shtypur mesazhin që dëshironi të korrigjoni, në mënyrë që ta zgjidhni atë, klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas klikoni Edit, duke bërë ndryshimet dhe mesazhi do dërgohet përsëri. Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një afat kohor për modifikimin e mesazheve, domethënë nëse opsioni Edit do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash. Nuk dihet gjithashtu se kur do të jetë e disponueshme kjo veçori.

Lexo edhe: Niantic pozicionohet si një rival i fortë për Apple dhe Meta në luftërat e ardhshme AR 

Së fundmi është raportuar se aplikacioni WhatsApp po synon të ndërpresë përkrahjen për sistemin operativ iOS 10 dhe iOS 11 gjatë tetorit të këtij viti. Kjo lëvizje e kompanisë Apple është paralajmëruar përmes njoftimeve që shfaqen me rastin e instalimit të versionit më të ri iOS, e që tregojnë se përkrahja për iOS 10 dhe 11 do të ndërpritet më 24 tetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0