Disa thënie të rëndësishme motivuese për të nisur javën - Business Magazine Albania

Disa thënie të rëndësishme motivuese për të nisur javën

motivues

“Mos e kufizoni veten. Shumë njerëz e kufizojnë veten në atë që mendojnë se mund të bëjnë. Ju mund të shkoni aq larg sa mendja juaj ju lejon. Atë çfarë besoni, ju mund ta arrini.” – Mary Kay Ash, Themeluesja e Mary Kay Cosmetics.

“Gjithmonë jepni më shumë se sa pritet prej jush.” – Larry Page, CoFounder i Google

“Vlera e një ideje qëndron në mënyrën e përdorimit të saj.” – Thomas Edison, bashkë-themelues i General Electric

“Reputacioni juaj është më i rëndësishëm sesa paratë tuaja dhe integriteti juaj është më i vlefshëm se karriera juaj.” – Ryan Freitas, Bashkëthemelues i

“Nuk ka asgjë të keqe të qëndroni të vegjël. Ju mund të bëni gjëra të mëdha me një ekip të vogël.” – Jason Fried, Themelues i 37signals

“Asgjë nuk funksionon më mirë sesa përmirësimi i produktit tuaj.” – Joel Spolsky, Bashkëthemeluesi i Stack Overflow

“Një sipërmarrës është dikush që ka një vizion dhe një dëshirë për të krijuar.” – David Karp, Themelues i Tumblr

Lexo: Kompania kosovare Manaferra fiton dy çmime në EUSearchAwards

“Mos luani lojëra që nuk i kuptoni, edhe nëse shihni shumë njerëz të tjerë që bëjnë para prej tyre.” – Tony Hsieh, themelues dhe CEO i Zappos

“Koha, këmbëngulja dhe dhjetë vjet përpjekje do t’ju bëjnë të dukeni sikur e keni arritur suksesin brenda natës.” – Biz Stone, Themelues i Twitter

“E vetmja gjë më e keqe sesa të fillosh diçka dhe të dështosh … është të mos fillosh asgjë.” – Seth Godin, Themelues i Squidoo

“Sekreti i punësimit të suksesshëm është ky: kërkoni për njerëz që duan të ndryshojnë botën.” – Marc Benioff, CEO i Salesforce

“Mos merrni shumë këshilla. Shumica e njerëzve që kanë shumë këshilla për të dhënë përgjithësojnë gjithçka që ata bëjnë. Mos tej-analizoni gjithçka. Unë vetë kam qenë fajtor për problemet e mia. Vetëm ndërtojini gjërat dhe zbuloni nëse ato funksionojnë.” – Ben Silbermann, Themeluesi i Pinterest

burimi: business.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0