Vendimi i ri/ Ulet lehtë çmimi i naftës në vend - Business Magazine Albania

Vendimi i ri/ Ulet lehtë çmimi i naftës në vend

Çmimi i naftës u ul më tej këtë të martë. Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës një litër naftë do të shitet për 232 lekë, 5 lekë më pak nga sa ishte.

Rënie të lehtë ka shënuar edhe çmimi i benzinës dhe në pikat e karburanteve qytetarët do ta blejnë atë për 224 lekë litri, nga 227 që ishte.

Ndërsa çmimi i gazit me vendimin e ri të bordit mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet për konsumatorët për 100 lekë litri.

Rënia e çmimit të karburanteve në tregun vendas vjen pas uljes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht një fuci naftë po shitet për 105 dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0