Banka Botërore parashikon: Lufta do të ngadalësojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor - Business Magazine Albania

Banka Botërore parashikon: Lufta do të ngadalësojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po bën që parashikimet për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për këtë vit të ulen nga 4.1 për qind në 3.1 për qind, thuhet në raportin e rregullt gjashtëmujor të Bankës Botërore për rajonin.

Ekonomitë e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pavarësisht rimëkëmbjes së konsiderueshme nga pandemia e koronavirusit, tani po përballen me një sfidë të re, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Lufta në Ukrainë ka tronditur gjithë rajonin, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ky konflikt ka ndërprerë flukset e investimeve dhe të tregtisë së jashtme, si dhe ka vënë në pikëpyetje rimëkëmbjen”, thekson raporti.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë: Inflacioni do të kthehet në objektiv në 2024-ën

Sipas Bankës Botërore, inflacioni do të vazhdojë të rritet, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe të energjisë, ndërsa rënia e eksporteve, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimeve dhe reduktimi i të ardhurave nga turizmi, pritet të ngadalësojnë rritjen ekonomike.

“Prodhimi total i ka tejkaluar nivelet e para-pandemisë, por masat për luftimin e pandemisë kanë rezultuar me borxh më të lartë publik, duke lënë shenja të përhershme në të gjashtë ekonomitë”, nënvizohet në raport. Cmimet e drithërave janë rritur më shumë se  22 për qind, vazhdon dokumenti, ndërsa inflacioni i importuar për shkak të rritjes globale te çmimeve nga mesi i vitit 2020, është ndierë në të gjithë rajonin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0