Twitter bën hapin e radhës për të lejuar krijuesit të marrin pagesa në kriptomonedha - Business Magazine Albania

Twitter bën hapin e radhës për të lejuar krijuesit të marrin pagesa në kriptomonedha

Kompania e pagesave Stripe, një nga startup-et më të vlefshme në botë, po rrit fitimet e saj nga kriptovalutat. Stripe tha në një deklaratë të premten se partneri i saj i parë në zgjerim do të jetë Twitter, duke lejuar një grup të zgjedhur krijuesish në platformën e mediave sociale të marrin pagesa në kriptomonedha përmes platformës Stripe Connect.

Lëvizja është hapi më i fundit i interesit të ringjallur të Stripe për kriptomonedhat, pasi rivalët si Block, PayPal dhe Checkout.com depërtuan në industri. Stripe pezulloi mbështetjen për pagesat me Bitcoin në 2018, por filloi të rekrutonte talente të kriptove vitin e kaluar dhe në mars tha se po ndihmonte shkëmbimet e aseteve dixhitale FTX dhe Blockchain.com me pagesat në internet dhe verifikimin e klientëve.

Lexo edhe: Sanksionet që mund të dëmtojnë industrinë 124 miliardë dollarëshe të kriptove në Rusi

Krijuesit në Twitter do të jenë në gjendje të marrin pagesa fillimisht në monedhën stablecoin USD. Pagesat në të gjithë platformën Stripe Connect do të bëhen duke përdorur Polygon, një rrjet blockchain i krijuar për ta bërë Ethereum më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u përdorur. Stripe tha se zgjodhi Polygon për shkak të shpejtësisë dhe tarifave të ulëta të transaksionit.

Stripe dhe Polygon gjithashtu ndajnë të njëjtat vlera për qëliimet mjedisore. Polygon dëshiron të eliminojë gjurmën e tij të karbonit këtë vit pasi industria e kriptove vazhdon të përballet me kritika për përdorimin e energjisë. Stripe krijoi një fond të ri këtë muaj kushtuar mbështetjes së teknologjive të heqjes së dioksidit të karbonit.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0