Konfindustria: çmimet e larta kanë ulur konkurueshmërinë - Business Magazine Albania

Konfindustria: çmimet e larta kanë ulur konkurueshmërinë

Konfindustria vlerëson, se fuqia konkuruese e ekonomisë shqiptare, krahasimisht shteteve të rajonit dhe partnerëve kryesorë tregtarë, ka rënë me mbi 8 pikë përqindje në 3 mujorin e parë të vitit 2022.

Analiza e kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë ka treguar se, shkaqet kryesore për humbjen e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare janë si më poshtë:

  • Thellimi në vlerë absolute dhe relative të kostove shtesë të karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shqipëria ka çmime të karburanteve 10-25% më të larta.
  • Kostot e energjisë elektrike për industritë dhe prodhimin. Çmimi i energjisë elektrike është më i larti në Rajon për industritë dhe bizneset.
  • Mungesa e politikave financiare dhe fiskale efikase mbështetëse për përballimin e pasojave të krizës globale të lëndëve të para. Shqipëria është vendi me mbështetjen financiare më të ulët në Rajon për përballimin e pasojave të krizës së Ukrainës dhe tregjeve globale.
  • Politikat tregtare dumping e drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të shteteve konkurente për eksportet e tyre në dëm të prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

Pasojat janë të rënda sidomos në sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Më të ndjeshëm nga rënia e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptarë janë: – sektorët e materialeve të ndërtimit, bujqësia, agroindustria, eksportet, turizmi, ndërtimi, mineralet, etj.

Lexo: Buxheti i tre viteve të ardhshme me 11 prioritete

Konfindustria vlerëson, se nëse nuk merren masat e nevojshme sa më shpejt dhe zgjatet në kohë goditja e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare, pasojat do të jenë të rënda deri në falimentim pa kthim për industri dhe biznese të rëndësishme shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0