Nga John Coleman
Një artikull i mrekullueshëm i New York Times nga viti 2007 tregonte historinë e një konkursi për punonjësit e trajtimit të ujërave të zeza në Nju Jork. Pjesëmarrësit konkurronin për të treguar aftësitë në punën e tyre dhe shpesh e bënin këtë me pasion të madh. Emily Lloyd, komisionerja e Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit të qytetit të Nju Jorkut, tha për punën që bëjnë konkurrentët, “Është punë e vështirë, shpesh e pakëndshme, por ata janë të mrekullueshëm.” Dhe ndërsa lexoni artikullin, vini re krenarinë që konkurrentët kanë për punën e tyre dhe qëllimin që ata gjejnë duke e bërë atë mirë. Një burrë, George Mossos, duke vënë në dukje se sa anonime mund të jetë puna e tyre, citohet të ketë thënë: “Mjafton t’i shërbesh publikut”.
Pse disa njerëz mund të paguhen jashtëzakonisht mirë dhe të punojnë në mjedise të këndshme, por të ndjehen bosh, ndërsa të tjerë mund të punojnë në kanalizimet e qytetit të Nju Jorkut dhe të ndihen të plotësuar? Një pjesë e përgjigjes është qëllimi.
Për shumicën e njerëzve, qëllimi nuk gjendet. Të punosh me një ndjenjë qëllimi çdo ditë është një akt vullneti që kërkon kujdes dhe praktikë. Shumë njerëz punojnë me dhe pa qëllim për vite me rradhë. Më poshtë keni disa këshilla se si ta pajisni me vetëdije qëllimin e punës tuaj, pavarësisht nga profesioni juaj.
Lidhni punën me shërbimin. Kur isha në shkollë pasuniversitare dëgjova Bill George të tregonte një histori se si ai nxirrte në pah pacientët dhe punonjësit në takimin vjetor të Medtronic kur ai ishte CEO. Ai do të ftonte një person të cilit i ishte shpëtuar jeta nga një defibrilator, për shembull, të fliste me kolegët e tij dhe t’u tregonte se si puna e tyre ia kishte shpëtuar jetën. Ai do të nënvizonte dikë në departamentin e kontrollit të cilësisë së Medtronic dhe do të shpjegonte sesi përkushtimi dhe ashpërsia e saj po shpëtonin mijëra jetë. Ai do t’i lidhte kolegët e tij drejtpërdrejt me njerëzit të cilëve u shërbenin.
Ndërsa të gjithë mund të mos përballojnë situatat e jetës dhe vdekjes në punë, secili prej nesh i shërbejmë dikujt në atë që bëjmë. Mësuesit mund të shohin çdo ditë jetët e të rinjve që po formojnë – dhe të përfytyrojnë ndikimin e qëndrueshëm që mund të kenë në jetët e të rinjve që prekin. Kontabilistët e korporatave mund të lidhen mendërisht me punën më të madhe të organizatave të tyre dhe të jenë krenarë për klientët që ndihmojnë. Kujt i shërbeni? Lidhja e punës sonë të përditshme – me vetëdije – me ato të cilëve në fund po u shërbejmë, i jep qëllim asaj pune.
Lexoni edhe: Ja çfarë i bën njerëzit të lumtur në punë, sipas shkencës
Krijoni punën tuaj – dhe kthejeni atë në zanat. Profesorja e Yale, Amy Wrzesniewski dikur bëri një studim të thellë. Pjesë e eksprimentit ishte një staf kujdestarie në spital. Ajo kërkonte të dallonte pjestarët e stafit që shkëlqenin në punën e tyre dhe çfarë i ndihmoi në rrugëtimin e tyre. Rezultatet ishin magjepsëse. Wrzesniewski zbuloi një praktikë midis kujdestarëve më të lumtur dhe më efektivë që ajo e quajti “punë përpunuese”. Këta punonjës kujdestarie, të përqendruar intensivisht në shërbimin e pacientëve, do të krijonin punën që dëshironin të bënin përveç punës që u ishte caktuar – punë që ata e panë kuptimplotë dhe të vlefshme. Dikush do të riorganizonte veprat e artit në dhoma për të stimuluar trurin e pacientëve në koma; të tjerë i kushtuan kohë për të mësuar rreth kimikateve që përdornin për pastrimin e dhomave dhe për të kuptuar se cilat kishin më pak gjasa të irritonin gjendjen e pacientëve. Ata po ndiqnin përsosmërinë në shërbimin ndaj të tjerëve dhe po përshtatnis punët e tyre për t’iu përshtatur këtij qëllimi. Ata e rritën angazhimin në punën e tyre për të qenë më domethënës për veten dhe për ata të cilëve u shërbejnë.
Duke e marrë në një kuptim tjetër, kjo mjeshtëri ishte gjithashtu një demonstrim i trajtimit të punës si zanat – duke u fokusuar në aftësinë e nevojshme për të përfunduar punën e dikujt dhe duke iu përkushtuar përsosjes së atyre aftësive. Kjo atmosferë e përmirësimit të vazhdueshëm në shërbimin e artizanatit – e demonstruar me aq mjeshtëri nga punonjësit e trajtimit të ujërave të zeza të Nju Jorkut – në vetvete duket se i plotëson karierrat profesionale me një qëllim më të madh.
Investoni në marrëdhënie pozitive. Me kë punojmë është po aq e rëndësishme sa ajo që bëjmë. Psikologu Martin Seligman (ndër të tjera) ka shkruar gjerësisht mbi rëndësinë e marrëdhënieve për lumturinë dhe përmbushjen (është një element thelbësor i modelit të tij “PERMA” për lulëzimin).
Lexoni edhe: 10 mësime biznesi për të mësuar nga bashkëthemeluesi i Netflix, Marc Randolph
Ndërsa marrëdhëniet domosdoshmërisht (dhe në mënyrë të përshtatshme) duken ndryshe brenda vendit të punës sesa jashtë tij, ato ende kanë rëndësi. Të gjithëve do të na shërbehej duke identifikuar më shumë mënyra për të zhvilluar marrëdhënie pozitive kolegjiale në punë. Identifikoni një punonjës më të ri që dëshironi të fuqizoni dhe ofrojini ndihmën tuaj. Merrni drejtimin për të planifikaur një ngjarje që do t’ju lejojë ju dhe kolegët tuaj të njiheni më mirë. Cilado qoftë qasja juaj, përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet pozitive që keni me të tjerët në punë – shpesh duke investuar në shërbimin e tyre – mund t’i japin punës një kuptim më të madh.
Mbani mend pse punoni. Shumica prej nesh nuk e kanë luksin të punojnë vetëm për argëtim. Ne mund të kënaqemi me punët tona, por punojmë gjithashtu për të fituar para dhe për të paguar faturat. Për shumicën prej nesh, puna në vetvete është një akt shërbimi kuptimplotë. Prindërit shpesh punojnë shumë për të investuar te fëmijët e tyre; dhe ata pa fëmijë shpesh ndihmojnë në mbështetjen e prindërve të moshuar ose të afërmve të tjerë. Ata pa familje shpesh përdorin burimet e tyre për të mbështetur organizatat që duan në komunitet ose miqtë e tyre në kohë nevoje. Është e rrallë të gjesh dikë që punon vetëm me nevojat e tij personale në mendje.
Për kë punoni? Identifikoni atë person ose grup njerëzish. Kur punët vështirësohen ose detyrat që keni nuk janë magjepsëse, mbani mend se puna juaj është një akt shërbimi për ata që ju interesojnë në jetën tuaj personale. Mbajtja e kësaj mendjeje do t’ju ndihmojë t;I jepni më shumë qëllim punës tuaj, edhe kur kryeni detyrat më të lodhshme.
Qëllimi nuk është magji – është diçka që duhet ta ndjekim dhe krijojmë me vetëdije. Me qasjen e duhur, pothuajse çdo punë mund të jetë kuptimplotë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.