Shtohen saksionet në pezullimin e tregtisë së metaleve ruse - Business Magazine Albania

Shtohen saksionet në pezullimin e tregtisë së metaleve ruse

Paladium

Mes sanksioneve për Rusinë  është futur edhe pezullimi i tregtimit të metaleve. Platini dhe paladiumi i rafinuar, që vjen nga Rusia është pezulluar ditët e fundit në tregtimin në Londër. Kjo është qendra më e madhe tregtare e metaleve në listën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo solli në rritjen e çmimeve të paladiumit me gati 11%. Tregtarët druhen se kjo do të ulë furnizimin e industrisë prodhuese të automobilave.

Blerjet për të ardhmen u rritën mbi 8% duke shkuar në 2407 dollarë.

Kompania ruse “Norilsk Nickel” prodhon deri në 30% të paladiumit dhe rreth 10% të platinit në nivel global. Të dy këto metale përdoren për për të frenuar emetimet e gazrave, por edhe për prodhimin e bizhuterive.

Tregu i Platinit dhe Paladiumit në Londër (LPPM), ka bërë të ditur se situata në Ukrainë e detyroi të rishikonte listën e saj të prodhuesve dhe se do të pezullonte me efekt të menjëhershëm dy prodhuesit rusë.

Një muaj më parë, Shoqata e Tregut të Shufrave në Londër (LBMA), pezulloi akreditimin e prodhuesve rusë, duke bllokuar arin dhe argjendin rus.

Lexo: Shefja e Thesarit Amerikan shprehet se lufta në Ukrainë do vijë me pasoja të mëdha për ekonominë globale

Një burim i afërt me kompaninë ruse Nornickel tha se, vendimi do të kufizonte aftësinë e tij, por shitjet te prodhuesit, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të biznesit, do të ishin të paprekura.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0