Rritja e normave të interesit në Amerikë ul me 40% kërkesën për kredi hipotekore - Business Magazine Albania

Rritja e normave të interesit në Amerikë ul me 40% kërkesën për kredi hipotekore

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rritja e normave të interesit po shtyp tregun e kredive hipotekore, pasi pak pronarë shtëpish të çmuara mund të përfitojnë nga një financim dhe blerësve potencialë po u vjen më e shtrenjtë fatura e blerjes.

Vëllimi total i aplikimit për kredi hipotekore ra me një tjetër 6% javën e kaluar, krahasuar me një javë më parë, sipas Shoqatës së Bankierëve. Vëllimi ra me 41% nga e njëjta javë e një viti më parë.

Aplikimet për rifinancimin e një kredie për shtëpi, të cilat kanë qenë në rënie të vazhdueshme prej muajsh, ranë me 10% të tjera javë në javë. Kërkesa për rifinancim ishte 62% më e ulët se e njëjta javë e një viti më parë.

“Vëllimi i aplikimit për hipotekë vazhdon të bjerë për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, pasi tregjet financiare presin një politikë monetare dukshëm më të shtrënguar në muajt e ardhshëm,” tha Joel Kan, një ekonomist MBA. “Ndërsa normat më të larta zvogëlojnë nxitjen për rifinancim, vëllimi i aplikimit ra në nivelin më të ulët që nga pranvera e 2019.”

Një treg i fortë punësimi, me rritje të vazhdueshme të pagave, është i vetmi indikator që po e mban ende “në shina” kërkesën për banesa, por oferta e shtëpive ekzistuese për shitje është ende jashtëzakonisht e dobët.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0