Faktorët që bëjnë një markë të dallohet nga të tjerat - Business Magazine Albania

Faktorët që bëjnë një markë të dallohet nga të tjerat

markë

SHPAT  KOMONI, CEO i SIMS Marketing Agency & Mozaiku.net

Në Shqipëri ka më shumë se 160 mijë biznese aktive, ku nëse vetëm një pjesë e atyre bizneseve do të konkurronin me atë tëndin, do të ishte një sfidë e madhe për vëmendje, gjë që ndikon dukshëm në financa.

Për t’a bërë çështjen edhe më të komplikuar, të gjitha ato marka po konkurrojnë me njëra-tjetrën për dukshmërinë e tyre, duke përdorur fushata reklamuese për të marrë vëmendjen e audiencës së tyre të shënjestruar. Nëse dëshironi që audienca juaj të vërë re markën tuaj në mes të kësaj konkurrence, duhet të dalloheni nga ata.

Si ta bëni këtë?

Origjinaliteti

Së pari, marka juaj duhet të jetë origjinale. Nëse tentoni të imitoni markën e konkurrentëve, njerëzit nuk do të kenë arsye për t’ju zgjedhur juve në vend të atyre. Nëse mesazhi juaj mbështetet në klishe dhe në biseda shitjesh, nuk do të tërheqë konsumatorët tuaj. Në vend të kësaj, gjeni një kënd që askush nuk e ka marrë deri më tani dhe zhvilloni një imazh dhe një zë vetëm tuajin. Sigurisht, që kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por është një hap i nevojshëm nëse nuk dëshironi të përziheni me konkurrencën.

Sinqeriteti

Marka juaj duhet të demonstrojë një shkallë të sinqeritetit. Nëse u përgjigjeni të gjithë konsumatorëve tuaj në media sociale me të njëjtën përgjigje të kopjuar nga korporata, njerëzit do fillojnë  t’ju shohin si një makinë të pashpirt, të cilës i interesojnë vetëm përfitime. Në vend të kësaj, tregoni anën tuaj njerëzore. Investoni në ‘’personalitetin’’ e markës tuaj dhe flisni me konsumatorët në mënyrë të njëjtë siç flisni me një shok. Mund të bëni gabime përgjatë rrugës, por konsumatorët tuaj do të jenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie shumë më të mira me ju gjatë këtij rrugëtimi.

Mirëkuptimi

Markat më të mira dhe më të famshme janë ato, të cilat kuptojnë audiencën e tyre të shënjestruar. Ata e tregojnë, këtë duke krijuar mesazhe, të cilat lidhen vetëm me një fushë të shënjestruar; për shembull, nëse keni për shënjestër prindërit, mund të përmendni një problem të zakonshëm të prindërve, si p.sh vështirësia e një rutine mëngjesi. Kjo do të tregojë një shkallë simpatie dhe menjëherë do t’a bëjë më të lehtë që audienca juaj të lidhet me ju. Në kohë, kjo do të sjellë rritje bashkëveprimi me markën tuaj, e cila do të sjelledërgojë në më shumë qarkullim dhe përfitime. Sigurohuni që po hulumtoni moshat tuaja të shënjestruara tërësisht dhe në baza të vazhdueshme, dhe rregulloni formulimin dhe shënjestrimin sipas nevojës.

Guximi

Në marka, rreziku shpesh dërgon në shpërblime. Markat më të guximshme nuk frikësohen të eksperimentojnë me teknika të reja, ose të marrin pozitë në çështje kontraverse të industrisë. Ata janë disi të polarizuar, që do të thotë se mund të armiqësojnë një pjesë të audiencës së tyre, por ata gjithashtu inkurajojnë më shumë besnikëri dhe respekt nga njerëzit përreth dhe kurrë nuk rrezikojnë të duken ‘’të mërzitshëm’’ ose ‘’vetëm një markë tjetër’’.

Qëndrueshmëria

Është e lehtë të ngatërroheni në zhurmë nëse mesazhi juaj nuk është i qëndrueshëm. Nëse standardet e markës tuaj nuk janë të definuara në mënyrë të qartë, ose keni shumë njerëz që ekzekutojnë ato standarde në shkallë të ndryshme efikasiteti, ju mund të përfundoni duke armiqësuar audiencën tuaj. Qëllimi është t’i bëni ndjekësit dhe lexuesit të qëndrojnë sa më gjatë që është e mundur; por për të bërë këtë, ju duhet t’u jepni atyre një ndjenjë të afërsisë dhe parashikueshmërisë. Mënyra më e mirë për të siguruar ato cilësi është të fiksoni standardet e markës tuaj herët dhe të siguroheni që të gjithë anëtarët e ekipit, të cilët po punojnë në fushatat tuaja janë të shkathët në ekzekutimin e tyre.

Dukshmëria

Sigurisht, nëse njerëzit nuk shohin markën tuaj, ata nuk do të jenë në gjendje t’i përgjigjen asaj. Edhe pse disa konsumatorë potencialë padyshim që do të vijnë përmes kërkimeve organike ose përmes rrugëve tjera lidhëse, mënyra e vetme për të ndërtuar reuptacionin tuaj është të bëni markën tuaj sa më të dukshme të jetë e mundur.

Përdorni mundësi të ndryshme për të shpërndarë strategjinë tuaj; për shembull, ju mund të postoni përmbajtje për të ndërtuar reputacionin tuaj, të prezantoni një strategji të medias sociale ose  të investoni shumë në reklama dhe në materiale promovuese. Ju keni nevojë për disa media për të promovuar mesazhin tuaj, ndryshe, nuk do të ketë rëndësi se sa tërheqës është mesazhi. Për të bërë markën tuaj të dukshme, shikoni How to Get Media Exposure for Your Startup: The Ultimate, Step-by-Step Guide.

Vlerat

Markat gjithashtu mund të dallohen duke ofruar më shumë vlera se konkurrentët e tyre; kjo mund të bëhet përmes mënyrave të ndryshme. Së pari, ju thjesht mund të ofroni produkte dhe shërbime më të mira; nëse ofroni një produkt të ngjashëm për gjysmën e çmimit, do të jetë vetëm çështje kohe para se njerëzit t’ju afrohen.

Fatkeqësisht, shumica e markave nuk kanë fleksibilitetin për t’u bërë kaq konkurrues. Por, ju mund të ofroni vlera në nivel të shërbimit të konsumatorëve më të mirë, më informues dhe më të fuqishëm. Origjinaliteti luan një rol këtu gjithashtu, kështu që mendoni me kujdes se si të tërhiqni konsumatorët tuaj.

Nëse vetëm sapo keni filluar të ndërtoni një markë, këta faktorë do t’ju udhëzojnë në zhvillimin e saj. Nëse tashmë keni një markë, dhe duket se ka mungesa, merrni në konsideratë zbatimin e një fushate të re, ose të paktën vendosjen e ekzekutimit të standardeve të brendit tuaj për të reflektuar këto vlera. Gjithashtu, kaloni kohë duke kontrolluar strategjinë tuaj të tanishme të brendit dhe vlerësoni zbatimet tuaja sipas standardeve që i keni vendosur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0