Keni dhimbje koke? Sipas një studimi të ri nostalgjia mund të ndihmojë në kurimin e saj - Business Magazine Albania

Keni dhimbje koke? Sipas një studimi të ri nostalgjia mund të ndihmojë në kurimin e saj

Një studim i ri tregon se ndjenjat e nostalgjisë, të nxitura nga të parit e fotove dhe videove të vjetra, mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të zakonshme të kokës duke reduktuar aktivitetin e trurit, thonë studiuesit.

Raporti zbuloi se pjesëmarrësit, si meshkuj ashtu edhe femra, kishin reduktuar perceptimet e dhimbjes, veçanërisht në “intensitet të ulët dhimbjeje” kur përjetonin nostalgji. Mungesa e dhimbjes lidhej me uljen e aktivitetit në dy rajone të trurit të lidhura me dhimbjen, vuri në dukje studimi.

Studimi, i kryer nga psikologë dhe neuroshkencëtarë në Akademinë Kineze të Shkencave në Pekin, u publikua së fundi në revistën Neuroscience. Pjesëmarrësit u lidhën me një makinë fMRI, një aparat fotografik funksional të rezonancës magnetike që mat aktivitetin e trurit dhe treguan një seri prej 26 imazhesh nostalgjike, duke përfshirë karikaturat e vjetra, lojërat në oborrin e shkollës dhe ëmbëlsirat më të preferuara dhe popullore.

Më pas, pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj niveleve të ndryshme të dhimbjes, duke përdorur një gjenerator të vogël nxehtësie në parakrahun e tyre të djathtë. Aktiviteti i tyre i trurit u krahasua me leximet nga një grup kontrolli, duke treguar imazhe nga jeta moderne që nuk ngjallnin asnjë ndjenjë nostalgjie.

Njerëzit, të cilëve iu treguan imazhet e fëmijërisë ndjenin nivele më të ulëta dhimbjeje, ndërkohë që përjetuan aktivitet të reduktuar në dy rajone të trurit.

Lexo edhe: Nutricionisti i Harvardit ndan 6 ushqimet më të mira për trurin: “Shumica e njerëzve nuk i hanë mjaftueshëm”

Në raportin e tyre, studiuesit vunë në dukje se nostalgjia ka qenë prej kohësh e njohur për të reduktuar perceptimin e individëve për dhimbjen fizike, por arsyeja shkencore pas saj ishte “e paqartë”. Një studim i vitit 2012 nga psikologët në Universitetin Sun Yat-Sen në Guangzhou, Kinë, zbuloi se pjesëmarrësit në një gjendje nostalgjie “ishin në gjendje të mbanin dorën e tyre në një kovë me ujë akulli për një periudhë më të gjatë kohore në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë.

Tani, ekipi me bazë në Pekin po thotë pse ndodh kështu.

“Studimi ynë zbuloi se talamusi luan një rol kyç si një lidhje funksionale midis nostalgjisë dhe dhimbjes, duke sugjeruar një mekanizëm të mundshëm modifikues analgjezik të nostalgjisë,” shkruajnë ata. Ose, me fjalë të tjera, ndjenjat e nostalgjisë dhe dhimbjes vijnë nga disa pjesë të njëjta të trurit dhe ndjenja e njërës mund të ndihmojë në uljen e ndjenjave tuaja ndaj tjetrës.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0