Arti i rrugës “vjen në jetë” gjatë natës me Samsung dhe Fat Cap Sprays - Business Magazine Albania

Arti i rrugës “vjen në jetë” gjatë natës me Samsung dhe Fat Cap Sprays

Krijimtaria gjatë natës nuk është dukur kurrë kaq mirë, e filmuar për herë të parë me Nightography të Galaxy S22 Ultra.

Samsung Electronics zbuloi “Nata në dritë të re”, një fushatë që sjell jetë dhe dritë të re në fotografitë e shkrepura gjatë natës. Katër episodet e tij, të publikuara çdo javë, japin një pasqyrë ekskluzive të veprave të reja të artistit të rrugës dhe yllit të TikTok, Fat Cap Sprays, një zbulim për herë të parë falë imazheve të mprehta të Nightography të Galaxy S22 Ultra.

Për shkak të pamundësisë për të dokumentuar procesin e punës gjatë natës, disa nga veprat e tij krijuese nuk kanë marrë vëmendjen e duhur. Nightography iu lejon të bëni fotografi të pabesueshme dhe të qarta pothuajse në çdo nivel ndriçimi, që do të thotë se ai tani mund të krijojë vepra arti gjatë natës dhe më në fund të kapë procesin dhe ndikimin pozitiv që ka arti i tij në lagjet përreth qytetit. Kjo vepër do të fokusohet te një dhelpër, krijesa e parë e natës në një punë krejtësisht të re për të:

“Për mua, dokumentimi i procesit është po aq pjesë e artit sa edhe vetë arti,” tha Fat Cap Sprays. Aftësitë e Galaxy S22 gjatë natës nënkuptojnë se më në fund mund të realizoj ëndrrën time për këto krijime të reja, duke pikturuar në errësirë pa frikën se mos nuk i fotografoj dot.”

Liria për të krijuar përmbajtje të jashtëzakonshme pothuajse në çdo nivel ndriçimi ka lejuar që krijimtaria e Fat Cap Sprays për herë të parë të mari jetë pas errësirës. Filmat tregojnë një udhëtim magjepsës që zbulon mënyra të reja për të pikturuar, për t’u lidhur me fansat, madje edhe një bashkim unik i botës së artit fizik dhe digjital, duke lidhur veprat e tij me botën e NFT-ve.

Filmat do të publikohen çdo të hënë nga sot, të gjithë në samsung.com me episodet e mëposhtme:

  1. Nata në dritë të re – Samsung Galaxy S22 Ultra X Fat Cap Sprays bëhen krijues – pas errësirës
  2. Fansa në çdo cep – ndikimi pozitiv që Fat Cap Sprays ka tek fansat.
  3. Nga kalimtare në të përhershme – Galaxy S22 Ultra filmon artin e natës në dritën e tij më të mirë.
  4. Imazhe që zgjasin përgjithmonë – Një udhëtim në NFT.

“Arti i rrugës është shembulli i përsosur i krijimtarisë që vjen në jetë gjatë natës. Ndikimi i tij i jashtëzakonshëm në komunitet nuk është ndjerë kurrë më shumë se në dy vitet e fundit,” tha Mark Notton, Drejtor i Lartë, Menaxhimi i Kategorisë IM për Samsung Electronics. “Fat Cap Sprays frymëzon me punën e tij jo vetëm kalimtarët e rrugës, por edhe miliona të tjerë në internet. Nightography e Galaxy S22 Ultra e ndihmon atë të dokumentojë artin e tij me qartësi kristal, si kurrë më parë.”

Rreth Galaxy S22 Ultra

Galaxy S22 Ultra përmban një S Pen të integruar dhe aftësi të avancuara të Nightography, duke e bërë atë pajisjen më të fuqishme Ultra që Samsung ka krijuar ndonjëherë.

Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, Galaxy S22 Ultra ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Kjo ju lejon të shkrepni fotografi që janë menjëherë të vlefshme – në pothuajse çdo nivel ndriçimi. Veçoritë e avancuara të Nightography të disponueshme në të gjithë familjen e pajisjeve Galaxy S22 ju lejojnë të krijoni video të qarta dhe të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës.

Me S Pen, Galaxy S22 Ultra bëhet më shumë se një telefon. Ai përqafon trashëgiminë e Note, ndërsa hap mënyra të reja për të qenë krijues dhe për t’i bërë gjërat. Rezultati është një përvojë celulare ndryshe nga të mëparshmet.

Për më shumë informacion mbi Galaxy S22, ju lutemi vizitoni këtu.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Rreth Fat Cap Sprays

Fat Cap Sprays është një artist rruge dhe krijues nga Londra. “Galeria” e tij janë rrugët e Londrës Lindore, duke punuar në zonat ku lejohet arti i rrugës. Ai është i njohur për modelet e tij të ndezura neoni, të stilit vizatimor. Ai e dokumenton procesin e tij krijues në video të shkurtra që kanë marrë më shumë se 72 milionë pëlqime në TikTok dhe 8 milionë ndjekës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0