Çdo nëpunës i administratës publike, që nuk jep informacionin, në zbatim të ligjit “Për informimin publik” do të penalizohet me masë administrative, që shkon nga 50 – 300 mijë lekë. Gjithçka përcaktohet në një projektligj të përgatitur nga zyra e Komisionerit për Të drejtën e Informimit, duke synuar rritjen e transparencës ndaj publikut.
Sipas legjislacionit aktual, me gjobë dënohej vetëm koordinatori për të drejtën e informimit, por praktika ka treguar se shkak për refuzimin e dhënies së informacionit ka qenë punonjësi i administratës.
Lexoni: Aplikacioni carpooling Udhë shtrihet në disa qytete të Shqipërisë
Ndërkaq, krahas këtij drafti, 4 organizata të shoqërisë civile kanë përgatitur një sërë propozimesh shtesë, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtij ligji, teksa kanë kundërshtuar disa prej propozimeve të bëra nga zyra e Komisionerit, ku një prej tyre është ulja e masës maksimale të gjobave.
Drejtori i LëvizAlbania, që organizoi forumin “Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në garantimin e informacionit dhe ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve vendore në periudha krizash, e vendosi theksin te rëndësia e transparencës së institucioneve qendrore e vendore.
Sipas Dervisht, projektligji do të nxirret për konsultim publik në datën 11 prill.
/scan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.