Shangai “mbyll” 10 milionë banorë brenda. Nafta ulet, tregjet frikë për zinxhirët e furnizimit - Business Magazine Albania

Shangai “mbyll” 10 milionë banorë brenda. Nafta ulet, tregjet frikë për zinxhirët e furnizimit

Shumë vende në mbarë botën kanë vendosur të jetojnë me koronavirusin, edhe pse një nënvariant i ri po nxit një valë tjetër infeksionesh. Por Kina është një përjashtim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Politika është e varur mbi perspektivën për ekonominë globale dhe tregjet financiare, duke paraqitur më shumë të panjohura ndërsa investitorët përpiqen të vlerësojnë ndikimet e luftës në Ukrainë dhe inflacionit në rritje.

Duke filluar nga e hëna, rreth 11 milionë banorë në gjysmën lindore të Shangait do të ndalohen të dalin jashtë për katër ditë pasi nisin testimet masive. Bllokimi i shkallëzuar më pas do të zhvendoset në gjysmën tjetër të qytetit, i cili ka rreth 14 milionë banorë, duke filluar nga e Premtja.

Reagimi i tregut

Njoftimi uli ndjeshëm çmimet e naftës së papërpunuar, pasi tregtarët parshikojnë se kufizimet do të reduktonin kërkesën nga një konsumator kryesor. Kina importon rreth 11 milionë fuçi naftë në ditë.

Lexo edhe: Luhatjet e motit në Brazil prekin tregjet globale të mallrave

Megjithatë, aksionet po vazhdojnë të ruajnë nivelet e tyre.Indeksi i përbërë i Shangait përfundoi të hënën pothuajse 0.1% më i lartë. Bursa e Shangait mbeti e hapur dhe tha se do të ofronte shërbime online për firmat që duan të kalojnë procesin e listimit të aksioneve.

Sa i rëndësishëm është Shangai?

Bllokimi në Shangai është një lajm i madh jo vetëm për shkak të madhësisë së qytetit, por edhe për shkak të lidhjeve të tij të thella financiare dhe ekonomike.

Shangai përbën rreth 4% të prodhimit ekonomik të Kinës, sipas Larry Hu nga Macquarie Capital. Por për shkak se është një “nyje kryesore e ekonomisë kineze… ndikimi indirekt mund të jetë gjithashtu thelbësor,” u tha ai klientëve.

Bllokimi dhe pasiguria për atë që Pekini do të bëjë më pas ndërsa vazhdon luftën e tij të ashpër kundër virusit, është një kërcënim për objektivin e rritjes ekonomike të Kinës prej rreth 5.5%, tashmë më i ulëti në tre dekada.

Lexo edhe: Një rend i ri botëror? Pandemia dhe lufta “shkundin” globalizmin

Shpenzimet e konsumatorit dhe sektori i pasurive të paluajtshme të Kinës, i cili tashmë ishte nën presion serioz, ka të ngjarë të përballojë dhimbjen.

Jashtë Kinës, pyetja e madhe është nëse prodhimi dhe transporti do të ndikohen, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi zinxhirët e furnizimit global dhe duke rritur më tej çmimet.

Portet kryesore të Shangait po funksionojnë normalisht, sipas mediave shtetërore. Dhe gjatë një bllokimi në qytetin jugor kinez të Shenzhen në fillim të këtij muaji, prodhuesit zhvendosën operacionet në pjesë të tjera të rrjetit të tyre për të kufizuar ndikimin e rregullave të përkohshme.

“Ndikimi në aktivitetet prodhuese ka të ngjarë të jetë i menaxhueshëm, veçanërisht nëse izolime të tilla janë të shkurtra dhe sporadike,” thanë ekonomistët në Bankën e Amerikës në një shënim të fundit kërkimor.

Por ende ka të ngjarë të ketë ndërprerje. Mediat po raportojnë se Tesla do të pezullojë prodhimin në fabrikën e saj në Shangai për katër ditë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0